Para ndeshjes në stadiumin e FC Dardania nga Lozana, në hapësirën para fushës tingëllonte çiftelia dhe tupanët bashkë me këngëtaret e Shoqërisë Kulturore Artistike “Ilirët” po të këtij qyteti.
Të jepej përshtypja që jemi në vendlindje sepse gjithandej vallëzonin familjarë dhe tifozët të cilët bashkë festonin sukseset e klubit të tyre FC Dardania nga i gjithë qyteti i Lozanës që kaloi numrin e mbi 1500 shikuesve.
Të pranishëm ishin edhe stafi i TV Syri në Zvicër të cilët u kujdesën për filmimin e ndeshjes dhe atmosferën mahnitëse të krijuar në stadium e po ashtu të pranishëm ishin edhe të deleguarit nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër të cilët u shprehen se është një përgatitje impozante nga kryesia e Klubit FC Dardania dhe u falënderuan për ftesën.
Ndeshja filloi në një temperaturë tejet të përshtatshme për ndeshje dhe që të dy klubet me futbollistë të ri të cilët me shumë elan pas fishkëllimës së referit të ndeshjes filluan të vraponin me shpresë për fitore.
Në pjesën e parë filluan furishëm djelmoshat e FC Dardania dhe pritej në çdo moment të shënojnë golin e avantazhit e që nuk ju printe edhe pak fati për ta realizuar ate.
Pa pritur nga një kundërsulm të shpejtë me një krosim nga ana e djathtë, mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 14, por duhet cekur se edhe në ekipin kundërshtar luanin disa të ri shqiptarë.
Edhe pas disavantazhit shihej qartë se djelmoshat e FC Dardania sulmonin pa ndërprerë dhe duke mos i humbur shpresat por me besim në vete, në minutën e 39 gjeten golin e barazimit.
Edhe pjesa e dytë filloi me intensitet të njëjtë me sulme të njëpasnjëshme të Dardanëve por, si duket fati sot nuk ishte në anën e tyre dhe në minutën e 94 ndeshja përfundon barazi 1 = 1.
Dardanët që nga Trajneri i tyre dhe lojtarët bashkë me kryesinë, vetë u deklaruan se ishin pa fat në ndeshjen e parë e që në ndeshjen e kthimit pavarësisht që luajnë jashtë, kanë bindjen që me 24 qershor do ta mposhtin në vendin e tyre FC Alshwil.