Departamenti i Shtetit Amerikan kërkon nga Serbia t’i lirojë menjëherë tre policët e arrestuar kosovarë me akuza të rreme

Admin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë me një komunikatë për media para pak çastesh dhe ka kërkuar nga presidenti i Serbisë që të lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovvës të kapur më 14 qershor.

DASH thotë se arrestimi dhe vazhdimi i ndalimit të tyre pa bazë ligjore dhe me akuza të rreme e ka përkeqësuar sitautën edhe ashtu të tensionuar, raporton Express.

Në këtë reagim zyrtar të DASH gjithashtu është bërë thirrje për Serbinë dhe Kosovën që të ndjekin planin tre pikësh të BE-së dhe të rikthehen pa vonesa në dialog.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.

Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e DASH.

Matthew Miller (@StateDeptSpox) / Twitter