Klubet e futbollit shqiptar po lulëzojnë gjithandej Zvicrës duke treguar sukseset e tyre në liga të ndryshme e ndër ta edhe FC Dardania nga Lousane në ligen e dytë që këtë vit me shumë meritë u shpall kampione e grupit ne Kantonin e Losanës
Duhet cekur se FC Dardania klub shqiptarë i cili ka një nismë që nga viti 1984 i cili me emigrantët e gjeneratës së parë filloi aktivitetin e tyre por, më vonë u zhvillua dhe nga viti 1995 është regjistruar klub futbollit në Zvicër.
Dihet se angazhimet e mërgimtarëve ishin aq të shpërndara qoftë për shtetin apo familjet në vendlindje, por sukseset nuk i munguan asnjëherë klubit nga kontribuuesit zemërgjerë.
Në vitin 2010 FC Dardania garonte në ligën e dytë interregjianale e cila me shumë sukses qëndroi rreth 5 vite e që duhet cekur se ishte edhe në kualifikime për ligën e parë të Zvicrës por nuk arritën të korrin suksese.
Tani pas ndryshimeve të gjeneratave, nesër në ndeshjen e parë FC Dardania ka mundësinë si nikoqire të tregojë veten me një epërsi të golave të mundshëm kundër klubit Alschwill.
Loja e kthimit Alischwill – FC Dardania Lousanne zhvillohet me 24 Qershor 2023
Falënderojmë Beharin për komunikimin me TV Syri