Zvicra e regjistroi fitoren e tretë, Kosova barazimin e tretë

Admin

Kombëtarja e Zvicrës me shqiptarë e ka bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në Euro 2024.

«Helvetikët» e mposhtën sonte Andorrën në udhëtim me rezultat 2:1 për t’u shkëputur në krye të Grupit I me 9 pikë.Ndërkohë,

Kosova e regjistroi barazimin e tretë në këto eliminatore, shkruan Syri TV.

«Dardanët» nuk arritën më shumë se një barazim pa gola me Rumaninë, 0:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin «Fadil Vokrri» në Prishtinë.

Në një fushë të papërshtatshme për lojë shkaku i reshjeve të shiut, Kosova nuk ia doli ta shijonte fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese.

Me këtë rast, Vedat Muriqi me shokë e shohin veten më larg ëndrrës për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.

Të hënën që vjen, Zvicra do të ketë punë me Rumaninë, kurse Kosova do të jetë mysafire e Bjellorusisë. /Syri