Ndërron jetë ish-kryeministri italian dhe presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi

Admin

Ka ndërruar jetë presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi.

86 vjeçari vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot.

Ai ishte shtrirë në spital që nga e premta e kaluar, ndërsa së fundmi vuante nga sëmundja e leukemisë.

Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.

Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot.

Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.

Krahas politikës, i ndjeri ia kushtoi një pjesë të jetës edhe futbollit, ku ishte pjesë e klubit të madh italian, Milan, të cilin e ngriti në majat e futbollit botëror para se të hiqte dorë.

E në vitet e fundit e kishte marrë në dorë klubin tjetër italian, Monza, të cilin e kishte çuar në Serie A.

Berlusconi konsiderohet si njëri prej presidentëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

Ai u shqua edhe për skandale të shumta gjatë jetës.