Kryetari i Uinonit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër z. Feti Demoli dhe Kryetari i Klubit të Futbollit FC Besa nga Biel Bienne z. Petrit Krasniqi, nënshkruan marrëveshjen e zhvillimit të Kupës së Diasporës 2023 e cila do të zhvillohet me 9 Korrik dhe FC Besa është nikoqire e tunirit.
Unioni një kupolë e klubeve të futbollit shqiptare në Zvicër, tradicionalisht sipas statutit të sajë, zhvillon turnirin e futbollit që tubon klubet shqiptare nga e gjithë Zvicra në ligat e ndryshme që garojnë nën ombrellën e Federatës së Zvicrës.
Herën e fundit ishte zhvilluar në Bernë e kësaj radhe është përzgjedhur qyteti i bukur dy gjuhësor frëngjishte dhe gjermanishte buzë Liqenit Biel Bienne të Kantonit të Bernit.
Besa një fjalë shumë e përfolur gjithandej ku ka shqiptarë, e në këtë rast shqiptarët nga Biel Bienne sikur kur të jenë përbetuar në ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare, para shumë viteve formuan klubin e futbollit “Besa” që tani me shumë sukses garon me shumë sukses në ligën e dyte interregjionale.
Kryetari z.Feti Demoli në emër të UKSHFZ dhe Kryetari i FC Besa z. Petrit Krasniqi në emër të FC Besa kanë kënaqësinë ti mirëpresin të gjitha klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër bashkë figurat e tjera institucionale nga Zvicra dhe Vendlindja.
Mirë se vini!