KUSH QËNDRON PRAPA „ DRAFTIT“ TË EDVIN RAMËS?

SYRI TV
Nga Fatmir Brajshorri – Tushi
Ta themi shkurt dhe drejt: Drafti nëse është dorëzuar, ka vulën e agjentit të Serbisë, ushtarit të Stanishiqit me emrin Baton ( Fazli) Haxhiu.
Rama tha që „ Drafti“ është hartuar nga ekspert të njohur të fushës si „ amerikan, europian dhe shqiptarë“ por i cili, nuk e tha një emër të vetëm të atyre „ alamet ekspertëve.“
Sikur askush nuk e di se çfarë përmban drafti i Ramës. Mendja më thotë që propozimet e „ ekspertëve të Ramës“ janë në frymën e „ Open Ballkan!“
Befason përkrahja e PDKës, parti e kontrolluar nga „ reperat, pankerat, defatoret dhe „ profesorat“ me diplom false, të cilët, duke mos e ditur përmbajtjen, symbyllazi thanë se e „ përkrahin“ iniciativen dhe propozimet e Edvin Ramës.
Pse nuk shtrohet pyetja:
„ Pse Edi Rama,së pari se ka marrë draftin e tij ose të Baton Stanishiq Haxhiut nën sjetulla, m‘u ul në aeroplan dhe me aterue në Prishtinë?
Me analizuar atë „ draft“ me të gjithë, pozitë e opozitë e shoqëri civile, dhe, nëse do ishte i mirë për Kosovën t‘u dërgohej pastaj Frances e Gjermanisë.
Unë nuk i besoj Edvin Ramës!
Më tregoni me kë rri Baton Haxhiu, u tregoj se çfarë Cerberi është Ai?!
Kosova nuk mundet pa Shqiperinë!
Shqipëria dhe Kosova munden dhe janë më të forta pa Edvin Ramën.