Klubi i notit Kastrioti nga Ferizaj përfundoi me sukses garën evropiane në Basel të Zvicrës.

SYRI TV

Pas tre ditëve të garës intensive, sot Klubi i Notit “Kastrioti” përfundoi garën me sukses në Bazel, Zvicër, duke marrë pjesë në turneun e notit “Cup Basel 2023”.

Ekipi elit i KN Kastrioti, i udhëhequr nga trajneri Atdhe Haxhimusa dhe nën mbikëqyrjen e personelit shëndetësor Shpend Rushiti, përbërë nga notarët Edi Ilazi, Fjolla Rushiti, Alea Veliu, Vesa Ferizi, Ron Shahini dhe Shkëmb Reqica, morën pjesë në këtë turne ndërkombëtar dhe arritën të sjellin ngjyrat e Kosovës me disa suksese.

       

Klubi i Notit “Kastrioti” ishte i vetmi klub që mori pjesë nga Kosova në këtë turne që u zhvillua në datat 25, 26 dhe 27 të muajit në fjalë.

Klubi i Notit “Kastrioti” falënderon përfaqësuesin e Ambasadës së RKS z. Gjenis Haxhimehmeti dhe  të gjithë bashkatdhetarët për mikpritjen,  veçanërisht TV SYRI për intervistat dhe mbështetjen mediale si një medium nga diaspora, si dhe klubin nikoqir Basel dhe bashkatdhetarin Lulzim Abdullau, i cili vepron dhe jeton në Bazel të Zvicrës për mbështetjen e treguar.

TV Syri, me gazetarin dhe kameramanin Besim Laci ishte prezent në turneun e notit «Cup Basel 2023» dhe ka marrë disa pamje dhe intervista me anëtarët e ekipit. Ne do t’i shfaqim këto pamje po sa te jen gati.