Interi e siguroi trofeun e dytë në vitin 2023, e fitoi Kupën e Italisë

Admin

Interi arriti ta marrë trofeun e tyre të dytë në vitin 2023 pas fitores së sontme në finale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës me rezultat 2-1.Lautaro Martinez shënoi dy gola për skuadrën e tij, duke e siguruar fitoren e «Nerazzurri».

Pas triumfit në Kupën e Italisë dhe në Superkupës së Italisë, skuadra e Simone Inzaghit synon ta fitojë këtë sezon edhe Ligën e Kampionëve.

Më 10 Qershor, Zikaltrit do të përballen me Manchester City në Stamboll për titullin e kampionit të këtij kompeticioni prestigjioz. /Syri