Arnold the Cobra Gjergjaj fiton Titullin WBF Interkontinental me nokaut në raundin e dytë.

SYRI TV

Arnold Gjergjaj vs Dominic Vial

Edhe kësaj radhe nga Gala Boksi që u zhvillua në Grand Casino në Basel si zakonisht meçi nuk zgjati shumë sepse Arnold the Cobra Gjergjaj ishte shume me i përgatitur se kundërshtari i tij Dominik Vial Mönchengladbach i Gjermanisë nga  qe nuk mundi te i përballojë grushteve dhe në raundin e dyte u gjet ne dysheme.

Ishte një meç për Titullin (World Boxing Federation ) WBO Interkontinental te peshës se rende dhe Arnoldi 38 vjeçar me shume pjekuri menaxhoi situatën ne ring kundër kundërshtarit dhe ne mbështetjen e  shume shikuesve ne sallën  e stërmbushur  me simpatizantë të flakët që ishin në përkrahje të Arnoldit.

Nën organizimin e Mark Hänggi  ne Galla Boks të Baselit,  Dominik Vial 30 vjeçar kishte ardhur me shprese për një fitore sepse ishte meçi më i rëndësishëm ne karrierën e tije por nuk ja doli sepse Arnoldi tepër mirë i përgatitur.

Besim Laci – Gazetar i TV Syri