Sot në Grenchen të Kt. të Solothurnit u mbajt mbledhja e kryesisë së Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicer ( UKSHFZ) të cilën e udhëhoqi kryetari i Unionit Z. Feti Demoli bashkë me z. Kryetarin Rino Dauti dhe sekretarin Musli Saiti.
Temë e mbledhjes ishte shqyrtimi i përgatitjes së aktiviteteve të Unionit dhe koordinimi me Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër dhe njëherë pikësynimi ishte mbajtja e garës së Kupës për vitin 2023.
U fol edhe për rolin dhe qëllimin e Unionit sidomos pas pandemisë të jetë sa me afër dhe ne kontakt me kryesitë e Klubeve për një prezantim publik të Klubeve të tyre për qëllime të caktuara dhe avancimin e një të ardhme më të mirë për ta.
Po ashtu u diskutua edhe për vendin e zhvillimit të Kupës dhe qëllime të mira të distancës për gjitha klubet që Kupa të zhvillohet në mesin e Zvicrës. Vendimi është marrë që të kontaktojmë disa klube në këtë relacion dhe sa më shpejtë të caktohet vendi e zhvillimit të Kupës 2023.
Data më e përshtatshme sipas propozimeve dhe kërkimit të sajë ishte që kryesia duhet të bazohet në pauzën e kampionatit të futbollit në Zvicër për një mundësi të mundshme për te gjitha Klubet në gjithë territorin e Zvicrës.
Një nder datat me te përfolura ishin 25 Qershor dhe ajo e 2 Korrik 2023.
Vendimi anonim i kryesisë për zhvillimin e Kupës së Unionit mbetet definitiv 2 Korrik 2023 kurse vendi i zhvillimit te Kupës do të bëhet e njohur për të gjithë më së largu 20 Shkurt 2023.
Në këtë datë 2 Korrik të pranishmit thanë se është e përshtatshme në pushimin e kampionatit Zviceran për Klubet tona të Futbollit Shqiptar por është edhe një datë e 2 Korrik Deklarata e kushtetutës së Kosovës të vitit 1990.
Kryesia mori vendimin që të njoftohen dhe të ftohen klubet me kohë që të rezervojnë datën e pjesëmarrjes në këtë turnir madhështorë e po ashtu si çdo herë edhe MPJD së Kosovës dhe FFK të cilët janë edhe mbështetësit kryesorë për zhvillime kulturore dhe sportive ne Zvicër.
Po ashtu në këtë turnir madhështor të Kupës së Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër do të njoftohen me kohë për pjesëmarrjen e tyre Ambasadat e Republikës së Kosovës, ajo e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe e Malit të Zi e patjetër nuk do të mungojnë edhe sportistët shqiptar më eminent në Zvicër e po ashtu artist të fushave te ndryshme dhe shoqata për argëtim tradicional ne pushimet e mes lojërave.
Kryesia e UKSHFZ