Filmi i aktorit preshevarë Gani Veseli merr ftesë nga festivali me famë botërore në Gjenevë

SYRI TV

Aktori nga Presheva, Gani Veseli po vazhdon sukseset e tij në skenën artistike pasi që filmi ku ai është producent, “Skenari i Nënës” ka marr ftesë në festivalin me famë botërore në Gjenevë, raporton rtvpresheva.com

Aktori që luajti në shumë shfaqe teatrale, filma e drama të ndryshme po vazhdon sukseset e tij edhe në skenën ndërkombëtare.
Dokumentari “Skenari I Nënës” producent I së cilit është aktori ynë Gani Veseli, fillimisht u zgjodh në mesin e katër filmave më të mire në Festivalin e Berlinit. Ky film ka marr çmim edhe në festivalin “Art without limit””The best story about rights of persons with disabilities”
Ndërsa në Festivalin e filmit “Lift-Off Global Network” në Londër ky film në regji të Kastriot Saqipit fiton vendin e pare. Ky film u prezantua edhe në Iver të Anglisë, ndërsa në festivalin “Geneva film” në Gjenevë të Zvicrës gjithashtu fitoi vendin e pare.

Pas sukseseve të shumta, filmi I producentit Gani Veseli sot ka marr ftesë nga Festivali i filmit Euro nē Gjenevë. Një festival me fame botërore.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti I filmit Gani Veseli

“Per Skeptikët boom Lajm
Dokumentari “The MotherS SCREENPLAY” apo “Skenari i Nënës ” i ftuar në Festivalin e filmit Euro nē Gjenevë.
Ky festival pas prezantimit të filmit fillon me shfaqjen e filmave më të mirë, në të gjitha qytetet e mëdha të Botes siç janë Amsterdam, New York etj…
Lajme që më bënë të lumtur
Producent AKTOR : Gani Veseli
“The MotherS SCREENPLAY”
Koordinator i”Festivalit Të Filmit Euro Gjenevë”
Aleks Ip” ka shkruar Gani Veseli