Federata e Futbollit të Kosovës sot zhvilloi ceremoninë Laureatët e vitit 2022 në ambientet e ‘Klan Arena’ u zhvilluat ceremonia tradicionale e FFK-së “Laureatët e Vitit 2022”, ku u shpallen më të dalluarit e vitit që po e lëmë pas.
Vedat Muriqi për herë të dytë shpallet futbollist i vitit, fiton çmimin “Fadil Vokrri”
Sot me 24 dhjetor, 2022 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022. Në ceremoninë tradicionale të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u mbajt, të shtunën, në “Klan Arena”, në një atmosferë madhështore dhe me praninë e mysafirëve të shumtë, çmimin kryesor “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, e pranoi drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama shkruan portali i FFK.
Pjesë e këtij eventi ishin edhe Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, derisa këtë event me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Për Muriqin ky është çmimi i dytë i futbollistit të vitit nga FFK, ngase herën e parë e kishte fituar në vitin 2019. “Ju uroj festat e fund vitit. Jam i lumtur dhe krenar për këtë çmim.
Falënderoj bashke lojtarët e Kombëtares. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës. Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri.
Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi nëpërmjet një video mesazhi.
Ndërkaq, epiteti i futbollistit më të mirë 2022 në Super ligë i takoi anëtarit të FC Ballkani, Armend Thaqi.
Në 11-shen më të mirë të Super ligës u zgjodhën: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski.
Ky i fundit e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit. Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lumbardha Misini, derisa shpresa Aurora Racaj. Lojtari më i mirë në futsall ishte Dardan Topilla. Çmimi i klubit më të mirë të vitit i takoi FC Ballkani, çmimi ‘Fair-Play’, FC Ferizaj, çmimin e klubit më të mirë të vitit tek femrat i takoi KFF EP Hajvalia, derisa në fut sall klubi më i mirë u shpall FC Liqeni. Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Ilir Dajës, derisa gjyqtari më i mirë për herë të shtatë u shpall Genc Nuza.
FFK dhe kryetari Z. Agim Ademi vlerësuan tej mase angazhimin e UKSHFZ me kryetar Feti Demoli dhe kryesin e Unionit.
FFK dhe çmimi i linjës nga mërgata u drejtpërdrejtë ju dorëzua para të gjithë të pranishmëve kryetarit të UKSHFZ z.Feti Demoli.
Kryetari i UKSHFZ z.Feti Demoli falënderoi FFK dhe kryetarin Agim Ademi për mbështetjen dhe besimin ndaj tij për urë lidhjen e klubeve të futbollit shqiptareve dhe talenteve të rinj shqiptar në Zvicër.
Me mirënjohje të veçanta u nderuan MKRS, Policia e Kosovës, UEFA, FSHF, FFM, FFSHF dhe UKSHF, si dhe sponsorët e FFK-së.