Të rinjtë shqiptarë po korrin sukses nëpër botë në çdo aspekt, ndër ta është edhe Aleksandër Kallashi me prejardhje nga Fieri me banim në Dortmund të Gjermanisë.
Aleksander Kallashi nga «ArenaRing Management Promotion» me menaxherin e njohur shqiptar Avdyl Salihu të shtunën në Oberhausen kanë arrit një super fitore ndaj Universum Promotion, Mohamed Kahlu me KO ne rundën e 6.
Ka qen kjo një ndeshje e fuqishme e Kallashit duke treguar edhe një herë se e pret një e ardhme e shkëlqyer.
«Ne si staf jemi shume te gëzuar për këtë fitore dhe kemi besuar në talentin dhe madhështinë që ka ky djalosh dhe ja arritëm qëllimit.
Tani me Kallashin kalojmë në një nivel më të lartë.
Besoj në të ardhmen do kemi më shumë mbështetje nga sponsorët sepse ata janë shtylla e ngritjes së formës dhe arritjes së rezultateve», tha menaxheri Salihu.
Nga ana tjetër Kallashi tha «Pas 6 raunde me shumë angazhim arrita të fitoj në raundin me KO. Falënderoj shumë menaxherin tim që ishte afër
meje dhe mundësin që ma dha të ndeshem para 15.000 shikuesve në palestër dhe milionave ndjekës në kanalin e Universum Promotion ku e shoh veten ngadalë por sigurt ëndrrat po realizohen.
Falënderoj po ashtu skuadrën time, të gjithë ju qe me përkrahni dhe te gjithë ju qe me keni dërgua kaq shumë mesazhe», tha Kallashi.
Të rinjtë shqiptarë po korrin suksese ndërsa shumica e mediave shqiptare dhe intelektual, merren me fatkeqësinë dhe gabimet e të tjerëve, duke poshtëruar, lënduar, fëmijët, të rinjtë, familjet, nderin, shtetin, kombin, duke jep hapësirë dhe kontribuar për përfitime personale individuale me fatkeqësitë e të tjerëve vetëm e vetëm për famë dhe përfitime personale.