FC Llapi është fituese e turnirit të Kupës Kosovë – Diasporë

SYRI TV

Sot u zhvillua ndeshja e turnirit të Kupës në Kampin Nacional të FFK tmes FC Llapi – FC Kosova Zürich Zvicër.

FC Llapi doli më e mira duke mposhtur kundërshtarin FC Kosova nga Zvicra  me rezultat 3me 1

Ndeshja u zhvillua në atmosferë festive ku shumë familjarë nga Kosova të futbollistëve të FC Kosova ishin në stadiumin e Hajvalisë duke i mirëpritur me duartrokitje të pandërprera.

FFK me kryetarin Agim Ademi bashkë me Drejtori i departamentit për Diasporë z.Sylë Ukshini dhe udhëheqës i divizionit për kultur rini dhe sport për Diasporë z. Elis Badalli dhe Kryetarin e UKSHFZ z. Feti Demoli ishin mirë të organizuar si nga përzgjedhja e referëve profesionist stadiumi i zbukuruar dhe me shpërblime e mirënjohje për ekipet në teren.

Pas intervistave të shumta pas ndeshjes, përfaqësuesit nga Kosova dhe Zvicra u shprehen se kjo formë është urë lidhja e futbollin dhe të rinjtë nga Diaspora me vendlindjen për një shpresë që në të ardhmen të jen edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës.

Agim Ademi Kryetar i FFK ndër të tjera tha se kështu bashkë jemi më të fuqishëm dhe aktiviteti i vendlindjes me diasporën duhet të intensifikohet për interesa të përbashkëta për një zhvillim pozitiv.

Përfaqësuesi i MPJD z. tha se interesimi jonë është që ti mbështesim në mundësitë që i kemi të rinjtë nga diaspora në këtë rast UKSHFZ dhe FC Kosova por edhe të tjerët sepse ju jeni ambasadorët e unitetit të shtetit tonë në kulturë dhe sport.

 

Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli u shpreh shumë i lumtur me përfundimin e turnirit të Kupës Kosove – Diaspore dhe e çmon pa masë angazhimin dhe ndihmën e FFK e në veçanti kryetarin z. Agim Ademi që mundëson një turnir të karakterit madhor.

Z. Demoli falënderon edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. …..për mbështetjen qe ju ofrua UKSHFZ dhe FC Kosova nga Zvicra duke treguar se shteti i Kosovës është pran mërgimtarëve.

Përfaqësuesi i FC Kosova z. ….. falënderon të gjithë për organizimin dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë ndeshje pavarësisht fituesit sepse ne jemi të kënaqur me lojën dhe kemi shëtitur Kosovën ne disa qytete shumë interesante për klubin dhe lojtarët

Përfaqësuesi i FC Llapit tha se ishte një eksperiencë shumë e mirë të zhvillohet një ndeshje e rangut të lartë ndaj një klubi shqiptar nga Zvicra si që është FC Kosova të cilët kanë një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe janë të disiplinuar