UKSHFZ dhe FC Kosova nga Zvicra sot shijojnë mikpritjen bujare nga Kryetari z. Agim Ademi me stafin e FFK dhe ndajnë kënaqësinë e dy anshme të jen së bashku.
Z. Agim Ademi mban kujtimet dhe premtimet nga finalja e Kupës së UKSHFZ me 26 Qershor të këtij viti në Zvicër që qysh pas ndeshjes finale FC Prishtina Bern kundër Fc Kosova Zürich ku atëherë tha se do të jeni të mirëpritur dhe të mbështetur nga ne.
FFK organizatore e finales së Kupës për Diasporën ne bashkëpunim të ngushtë me UKSHFZ, kanë bërë të mundur që gjatë qëndrimit në Kosovë FC Kosova munden si ekip të lëvizin lirshëm në Kosovë.Ndër të tjera është siguruar edhe autobusin sipas nevojave të tyre e njëkohësishtë fushën e stërvitjeve dhe organizimin e plotë të zhvillimit të ndeshjes së madhe finalen e Kupës së Diasporës ne Kampin Nacional të FFK.
Z. Feti Demoli falënderoi z. Agim Ademi dhe FFK për mbështetjen e pa rezerve ndaj unionit duke theksuar se është njeriu i cili jep kontributin e vecantë ndaj futbollit të Diasporës.
Agim Ademi në emër të FFK ndau edhe mirënjohje UKSHFZ dhe simbolizoi institucionin aktiv në Zvicër duke vlersuar punën e tyre e thekson se të bashkuar bëjmë fuqinë.
Z. Feti Demoli i ndau edhe mirënjohje Z. Agim Ademi dhe FFK – së për angazhimin, organizimin e Kupës së Diasporës dhe mbështetjen e pa rezervë ndaj unionit dhe FC Kosova.
Edhe FC Kosova falënderojnë z. Agim Ademi dhe FFK e në veçanti shprehet Nusret limani Kryetar se një organizim i përmasave të mëdha të një klubi të futbollit fitues i Kupës nga Diaspora të ndeshet me Klubin fitues të Kupës në Kosovë kërkon angazhim të madh dhe është një kosto që FFK investon për një te ardhme të afërt sidomos për rininë dhe talentet e Diasporës.
Po ashtu edhe futbollistet e FC Kosova janë të lumtur që gjinden sot në FFK institucion më i lartë i futbollit të shtetit të cilët kujdesen për klubin dhe futbollistet mërgimtar me një organizim madhështor para publikut vendës për të dy ekipet.