Kryesia e UKSHFZ dhe FC Kosova nga Zvicra sot paradite me ftesën e MPJD u mirëpritën ngrohtësisht nga Drejtori i departamentit për Diasporë z.Sylë Ukshini dhe udhëheqës i divizionit për kultur rini dhe sport për Diasporë z. Elis Badalli.
FC Kosova nga Zvicra nesër me 18 Tetor zhvillon ndeshjen e Kupës për Diasporën kundër FC Llapit në kampin Nacional të FFK dhe janë duke qëndruar në Kosovë duke e shijuar vendlindjen të cilët do të qëndrojnë deri të mërkurën.
Edhe FC Kosova sikur UKSHFZ janë të mbështetur nga MPJD gjatë këtij qëndrimi për Kupën e Diasporës në Kosovë. Mirëpritja që sot ju bë ne këtë ministri tregon qartë se lidhja e mërgimtarëve me vendlindjen është oksigjeni i pashterur.
Nga MPJD bëjnë të ditur se sipas mundësive ligjore do të jen sa më afër UKSHFZ dhe fituesit te Kupës ne Zvicër FC Kosova nga Zürich që tregon edhe vetë fakti se në Kupën e 26 Qershorit ne Zvicër kanë ardhur enkas për ta mbështet UKSHFZ dhe fituesin e Kupës.
Sot gjatë takimit me Drejtori i departamentit për Diasporüë z.Sylë Ukshini dhe udhëheqës i divizionit për kultur rini dhe sport për Diasporë z. Elis Badalli, z. Feti Demoli kryetar i UKSHFZ u shpreh se edhe përkrah vështirësive të klubeve të futbollit nga Diaspora për ndeshjen e Kupës së tyre bashkë me kryesinë e ngushtë nga UKSHFZ, MPDJ ishte pranë tyre që të ja lehtësojë akomodimin katër ditor ne Kosove.
Ndër të tjerave z.Feti Demoli falënderon MPJD dhe i ndau mirënjohje si që shprehet ai me shpresë që vitin tjetër më me kohë të organizojnë detajet e mbështetjes ndaj UKSHFZ dhe klubit fitues që do të garojë në Kupën e Diasporës.
Po ashtu edhe kryesia me Kryetarin Nusret Limani të FC Kosova nga Zvicra falënderojnë MPJD për mbështetjen dhe ftesën për ta vizituar këtë institucion dhe i dhuruan fanelën e Klubit më të suksesëshëm të futbollit shqiptar në Zvicër FC Kosova. Edhe lojtarët u ndanë të kënaqur dukë parë ambientin dhe punën në këtë ministri dhe punëtorët që me zell dhe dashuri kryejnë punën e tyre.