Dihet se klubet apo shoqatat e po ashtu institucionet nga mërgimi të cilët vizitojnë vendlindjen në këtë rast Kosovën, janë gjithmonë të orientuar në monumente historike për ti vizituar me mall dhe dashuri.
UKSHFZ bashkë me FC Kosova nga Zvicra sot në orët e mëngjesit me autobus të siguruar nga FFK enkas për ta gjatë qëndrimit të tyre ne Kosove, u nisën drejt Prekazit të shenjtë per ti vizituar Prekazin fshat në Komunën e Skenderajt i cili është adresë e mijëra vizitorëve nga e gjithë bota shqiptare.
Duhet cekur se 59 viktima përfshirë, gra dhe fëmijë ranë në betejën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 kur forcat serbe e rrethuan fshatin Prekaz duke pasur në shënjestër familjen e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Kryetari Feti Demoli në emër të UKSHFZ dhuroi mirënjohje dhe kurorë lulesh bashkë me Kryetarin e FC Kosova z. Nusret Limani dhe kryesinë me lojtarët për përkushtimin e familjes Jashari dhe lirinë e Kosovës
Si nga Unioni po ashtu FC Kosova, kryesia dhe futbollistët me nderime ndajnë dhembjen ndaj të rënëve të cilët me krenari flasin ndaj familjes Jashari dhe Komandantit të UÇK Adem Jashari.