Vizitë e kryetarit të UKSHFZ Klubit të futbollit më të ri Shqiptare në Zvicër FC St.Margarethes 2

SYRI TV

FC St. Margrethen 2 është formuar nen seksionin e FC Margarethen me lojtar shqiptare dhe të nacionaliteteve të tjera të cilët kanë një synim të zhvillojnë aktivitet sportiv dhe të jen shembull për klubet shqiptare por edhe të tjerë në Zvicër u shprehen  bashkëthemeluesit e klubit z Rijad Abazi dhe z. Nijazi Fazliu

St Margarethen 2 garon ne Kantonin e St.Gallen dhe është mirëpritur sidomos nga komuniteti shqiptar si që thotë edhe kapiteni i ekipit Nijazi Fazliu se ky klub do te ofroj rini të shëndoshë të cilët donë të jen pjesë e klubit tonë dhe të kenë afirmimet më të shpejta në Kanton dhe në Zvicër.

Edhe Riad Abazi me bashkëpunëtorë  dhe mbështetësin e klubit PRIMA DRIVE – Fahrschule shpreson që në një të afërme të tubojnë dhe të ndihmojnë rininë e pse jo edhe të jenë kampion të sezonit në grupin e tyre.

Në atmosfere vjeshte sot ata zhvilluan ndeshjen miqësore në të cilën ishte i ftuar edhe Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli i cili pa asnjë hezitim i vizitoi dhe ju uroj suksese në të ardhmen i cili me gëzim u shpreh se Unioni po rritet tani ju shtua edhe një klub shqiptar FC St. Margrethen 2.