Me 18 Tetor ora 14 në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali zhvillohet Super kupa e Diasporës

SYRI TV

Superkupa e Diasporës zhvillohet mes FC Llapi kundër FC Kosova nga Zvicra fituese të kupës Kosove dhe Zvicër të cilët në kuadër të FFK, MPJD dhe UKSHFZ tradicionalisht zhvillojnë këtë ndeshje të rëndësishme të dy klubeve shqiptare.

FC Llapi është fituese e kupës në Kosovë e FC Kosova nga Zvicra është fituese e kupës të Klubeve shqiptare në Zvicër në kuadër të UKSHFZ.

FFK me Kryetar Agim Ademi bashkë me MPJD dhe UKSHFZ janë duke mundësuar për klubet shqiptare të garojnë dhe të ndajnë eksperiencën e tyre në Kosove dhe shtetet në perëndim me një qëllim që mërgimtarët të paraqiten edhe para publikut të tyre në vendlindje.

                                      

Eventi i 18 Tetorit është shumë i rëndësishëm për klubin e FC Kosova bashkë me kryesine dhe lojtarët të cilët me pa durim dhe me shumë  dëshirë presin të jenë në  edhe në stadiumin e Kosovës.

UKSHFZ me një angazhim tepër profesional shprehet Kryetari Feti Demoli është munduar me stafin që të sjelle një klub fitues të kupës dhe me një shprese që kjo traditë të vazhdojë dhe të thellohet edhe me rrënjësisht në të ardhmen.