Të dashur Galët e mi të Ballkanit Ilirik, të nderuar Bashkëvendës!

SYRI TV
Shkruan: Fadil Selmani

Gjatë këtij muaji tetor 2022, është duke u zhvilluar procesi i regjistrimit të popullatës edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Ky regjistrim është duke u kryer me shumë shkelje, qëllimi final është të reduktohen sa më shumë banorët autokton në këto tri komuna në Dardanin Veri-Lindore, dmth neve Shqiptarëve.

Plan-programi i hegjemonizmit serbë për shpërnguljet etnike, filluar një shekull e gjysmë më parë prej të Molla e Kuqe (1878) ende po vazhdon edhe në ditë tona dhe ne Galët e Ballkanit (PMB), arritëm të rezistojmë si shumicë në trojet tona deri pas Gjenocidit të fundit serbë mbi shqiptarë në Kosovë 1998-99.

Mirëpo pas disfatës politiko-ushtarake të Serbisë në Kosovë, si shenjë hakmarrje ndaj humbjes të Dardanisë Qendrore, ajo bëri edhe Gjenocidin Psikologjikë kundrejt tri komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, me shpërnguljet etnike «nën heshtje« (1999-2000), për t ‘arrit në kulmin e hegjemonizmit, me Pasivizimin e adresave, të cilat janë të intensifikuara nga viti 2017, me çka po kryhet edhe Gjenocidi Administrativë kësaj radhe, dhe regjistrimi i popullatës e ka për qëllim varrosjen definitive kolektive të banorëve autokton ?!…

Për ta parandaluar përfundimisht politikën hegjemoniste e shoviniste mbi këto tri komuna, Ju ftoi që në formë të bashkuar të shkojmë të tentojmë të regjistrohemi edhe pse paraprakisht e di që sistemi do t ‘provoi të bëjë çmos për t ’mos ju regjistruar, mirëpo është edhe një sfidë e radhës, me të cilën duhet të ballafaqohemi për me pas argumente shtesë se Serbia nuk është e interesuar ti zbaton detyrimet universale të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës e mbi të gjitha të drejtat e banorëve Autokton.

Andaj Autokton e Galë i Ballkanit , mos u frikëso! Shko në vendin tënd e tento të regjistrohesh, shko në Vendin e Artë, pra në Vendlindjen tënde, aty ku me gjak e mund na lindën, rritën, ushqyen e shkolluan të parë tanë.

Këtë ua kemi borxh Plis bardhëve e shpirtbardhëve tanë.

Tokat tona Ilire nuk do t’ia falim askujt në këtë Botë !