Gjatë qëndrimit të z. Ilir Sinani në Zvicër dhe me agjendën që kishte rreth futbollit shqiptar në Zvicër, z. Feti Demoli takoi në fushën e futbollit gjatë ushtrimeve dhe pastaj u zhvillua edhe takim i punës.
Në pozitën e administrimit te FC Tirana z. Ilir Sinani qëndron ne Zvicër me synim të bashkëpunimit të futbollit nga Shqipëria me klubet e futbollit në Zvicër.
Në këtë takim me kryetarin e UKSHFZ z. Feti Demoli është diskutuar për rrjedhat dhe eksperiencën e futbollit në përgjithësi.
Pas takimit që ndanë mendimet e ndryshme të bashkëpunimit, u ndanë për tu takuar përsëri në projektet e reja që të jenë sa më afër njëri tjetrit në projektet e reja.
Sinani u nda tepër i lumtur që me në fund ka një adresë në Zvicër si UKSHFZ si që u shpreh ai, tani është shumë më lehtë dhe produktiv bashkëpunimi.