UKSHFZ me vizionin të plotë drejt zhvillimit të synimeve të caktuara shoqërohet me mbështetjen e individëve që shohin prosperitet për rininë dhe futbollin shqiptarë ne Zvicër.

SYRI TV

UKSHFZ në bashkëpunim me FFK është institucion i cili tubon Klubet e futbollit shqiptar nën një ombrellë në Zvicër .

Kupa tradicionale çdo vit organizohet nga UKSHFZ dhe marrin pjesë ekipet shqiptare që janë të regjistruara në lidhjet futbollit të vendeve përkatëse ku ato veprojnë dhe garojnë për më të mirin e Kupës në Zvicër dhe është mundësi për të gjithë individët dhe afaristët të jen të bashkuar në këtë turnir në prezencën institucioneve shtetërore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut bashkë me FFK.

Ekipin fitues të Kupës ne Zvicër në koordinim me FFK mundësojnë të garojnë edhe me klubet fituese te kupës nga Gjermania dhe Kosova në Kosovë dhe njëherë mundëson talentet shqiptar bashkë me klubin të jen aktiv edhe në vendlindjen e tyre dhe para publikut vendës duke harmonizuar bashkëpunimin mes Klubeve.

Kryesia e UKSHFZ është në shqyrtim e sipër që përmes institucioneve shtetërore dhe atyre mediale të ofrojmë bashkëpunimin edhe me federatën e futbollit në Zvicër dhe Klubet e futbollit jo shqiptare në Zvicër që turniri i radhës të realizohet me pritje më të mëdha.

Faleminderit Jeton Kraba me biznesin tuaj ARMAFIX AG dhe SONEX KÜCHEN për mbështetjen tuaj ndaj UKSHFZ.

UKSHFZ falënderon bashkatdhetarët dhe ju ftojmë te jen sa me afër Unionit.

 

Kryesia e UKSHFZ

Kryetar

Feti Demoli