I Pamposhtur, Kampioni Florian Marku Çon “Peshë” Zemrat E Shqiptarëve Në “Air Albania”

SYRI TV

Florian Marku mbetet i pamposhtur.

Kampioni shqiptar ka mundur me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra.

Një ndeshje mjaft emocionuese nga të dy boksierët por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar.

Një meç shumë emocionues nga raundi i parë që u vërejt se nuk do ta ketë shumë lehtë me Meksikanin i cili tregoi se është një luftëtare i papërshtatshëm për Florianin.

Emocionet e bene te veten te Floriani i cili para publikut vendës në  “Air Albania”  me dëshirën e madhe për të fituar mori disa goditje nga kundërshtari sa qe edhe pësoi një nokdaun.

Mirepo Floriani ishte me i mire gjate gjithë dhjete rundave dhe kundërshtari e dërgoi po ashtu ne nokdaun dhe një vërejtje kishte meksikani për disa ndërhyrje me bërryl ndaj Florianit i cili edhe i shkaktoi lëndimin që në rundet e para.

Floriani tregoi vendosmërinë dhe vërtetoi se është një kampion i vërtetë.

Gjate gjithë rundave Floriani ishte ne epërsi dhe kundërshtarit i shkaktoi lëndime ne fytyre te cilin e beri të jetë nën ndikimin e tijë.

Urime Florian Marku