Florian Marku, “Mbreti Shqiptar”, do të ndeshet sërish të enjten e 25 gushtit.
Ende i pamposhtur, boksieri shqiptar nga ora 18:00 do të luftojë në Tiranë, ku do të përballet me rivalin meksikan Miguel Parra Ramirez për titullin WBC Silver Interim në peshën e lehtë në stadiumin Air Albania.
Të enjten 29-vjeçari planifikon të vazhdojë rritjen e tij të shpejtë duke shtuar një rrip në koleksionin e tij në rritje, shkruan rtv21.tv.
“Jam i kënaqur me rezultatet e mia”, tha Marku, duke folur për Sky Sports .
“Unë jam i ri në këtë lojë, ju e dini se kam qenë kikboksier dhe boksi është pak më ndryshe, por unë jam duke u përmirësuar shumë dhe kam shumë më tepër për t’u treguar njerëzve.Të luftoja në Shqipëri ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. [Do të ketë] mijëra njerëz atje dhe nuk mund të pres. Është e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të jenë aty