Shqipëria duket se po kalon një nga momentet më të arta, sa i përket suksese të sportistëve “kuqezi” në garat Evropiane.
Së fundmi një tjetër medalje ari ka ardhur këtë herë nga sporti i Peshëngritjes, një sport ku historikisht jemi “mburrur”.
Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.
Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.
Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.
Njoftimi:
E jashtëzakonshme, Kreshnik Leka kampion Europe 🏋️♂️
Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.
Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg. Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot.
Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç.
Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.
Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium./dita