Drejtori i Departamentit të Diasporës z. Sylë Ukshini dhe nga zyra për Diasporë z. Elis Badalli dhe z. Afrim Deliu sot takuan Kryetarët e Unioneve të Futbollit Zvicër dhe Gjermani

SYRI TV

Takim i radhës i Kryetarit të UKSHFZ  Feti Demoli bashkë me sekretarin Miftar Dragidella FFSHGJ në ministrin e Jashtme dhe Diasporës.

Pas takimeve te ngjeshura të Kryetari të UKSHFZ z. Feti Demoli dhe Miftar Dragidella Sekretar i FFSHGJ-se sot ishin në takime konsultative ne Ministrin e Jashtme dhe Diasporës të cilët u pritën nga Drejtori i Departamentit të Diasporës z. Sylë Ukshini dhe nga zyra për Diasporë z. Elis Badalli dhe z. Afrim Deliu.

Duhet cekur se nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës ishin prezentë muajin Qershor në zhvillimin e turnirit të Kupës së Unioneve 2022 Zvicër dhe Gjermani dhe përkrahën moralisht me prezencën e tyre aktivitetin edhe pse pas përfundimit të pandemisë gjeti shumë institucione mbrapa me vendimet e mbështetjeve kulturore në përgjithësi.

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është biseduar për garën e Kupës të Klubeve fituese nga Zvicra dhe Gjermania që në Tetor do të zhvillohet në Kosove.

Drejtori i Departamentit të Diasporës z. Sylë Ukshini dhe nga zyra për Diasporë z. Elis Badalli dhe z. Afrim Deliu treguan gatishmërinë që në takimin e radhës në ministri të merret vendim për mbështetjen e shpenzimeve të Klubeve për pjesëmarrjen e tyre dhe qëndrimin bashkë me kryesin e Unioneve Zvicër dhe Gjermani.

Klubet fituese të kupës do të njoftohen me kohë për rrjedhat dhe zhvillimin tradicional të Kupës 2022 posa të vendosë për datën e zhvillimit të Kupës FFK me Unionet dhe Klubet fituese .