Takim i Kryetarit të FFK z. Agim Ademi me Kryetarin e UKSHFZ dhe FFSHGJ-se

SYRI TV

Sot në takimin e radhës Kryetari i FFK z. Agim Ademi ne zyrën e tij priti kryetarin e UKSHFZ z. Feti Demoli dhe Miftar Dragidella Sekretar i FFSHGJ-se bashkë me Enver Muzliukaj nënkryetar i FFSHGJ-se.

Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimit të kupës të unioneve Zvicër dhe Gjermani që do të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti me fituesin e Kupës ne Kosovë.

Kryetari i FFK z. Agim Ademi e vlerësoi shumë punën e Unionit të UKSHFZ dhe FFSHGJ dhe i përgëzoi për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe mbështetjen e Klubeve të Futbollit shqiptarë jashtë Kosovës.

Agim Ademi pos tjerash foli edhe për rolin e Unioneve dhe zbulimin e talenteve të ri shqiptar të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe me të cilët në të ardhmen do të ketë bisedime më të afërta përmes kryetarëve të Unionit rreth mbështetjes dhe aktivizimin në kombëtaren e Kosovës sipas grup moshave të tyre.

Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli ju falënderua FFK dhe z. Agim Ademi për mbështetjen ndaj Unionit dhe ndaj Klubeve dhe futbollistëve shqiptarë që u dëshmua edhe këtë verë me pranin e tij në Kupën në Kryeqytetin Helvetik në Bern e që Kosova nga Zürichu triumfoi fituese e Kupës.

Feti Demoli foli edhe për aktivitetin e Unionit të klube Shqiptare në Zvicër të cilët me kryesin kanë plane afatgjate për klubet shqiptare ne Zvicër e me të cilët do të ketë intensifikim të bashkëpunimit tani pas pandemisë.

Data e zhvillimit të kupës është duke u diskutuar dhe pritet një koordinim me pjesëmarrësit e fituesve të Kupës e që ditët ne vijim vendosin dhe do të njoftohen edhe publiku i gjerë.