Nesër me 26 Qershor 2022 zhvillohet Kupa e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër

SYRI TV

Në stadiumin Bodenweid të FC Prishtina nga Berni nesër zhvillohet turniri i fituesit të Kupës të Klubeve Shqiptare në Zvicër.

Kryetari i UKSHFZ . Feti Demoli për një prononcim për portalin Syri tha se çdo gjë është e organizuar për nesër duke falenderuar edhe FC Prishtina nga Berni dhe me kënaqësi te madhe pret këtë turnir prestigjioz dhe rikthimin e Kupës.

Ai ndër te tjera ka theksuar se është eveniment shumë i rëndësishëm për komunitetin tonë në Zvicër duke marrë në konsideratë edhe bashkëpunimin e ndërthurtë me Federatën e Futbollit të Kosovës gjë që dëshmon edhe prezenca e Kryetarit të FFK z. Agim Ademi e po ashtu edhe nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës z. Elis Badalli dhe Besim Berisha.

Të ftuar po ashtu janë edhe nga Ambasadat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Konsullatat në Zvicër dhe sportist eminent dhe kampion në sporte të ndryshme  si Azem Maksutaj, Nuri Seferi, Erzen Rrustemi, Milaim Rama, Arnold Gjergjaj, Sefer Seferi, Luan Rudaj dhe te tjerë e po ashtu edhe Shoqërinë Kulturo Artistike  AlbaKult nga Berni.

Pjesëmarrësit e Klubeve te Futbollit në këtë turnir pas dy vite pauzë do te garojnë për fituesin e Kupës.

FC Prishtina nga Berni në bashkëpunim me UKSHFZ ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë eveniment dhe apelojmë tek të gjithë sportdashësit për pjesëmarrje në këtë eveniment prestigjioz në ngritjen e kulturës sportive të komunitetit tonë Shqiptar në Zvicër.     

Loja e parë e turnirit fillon në ora 10.00 dhe me radhë kurse, gjysmëfinalet e turnirit dhe me shumë  e presim ne fillim te orëve të pasdites.

UKSHFZ falenderon Nikoqirin e organizimit të Kupës së Unionit për vitin 2022  FC Prishtina nga Berni. 

Daten: 26.06.2022

FC Prishtina Bern   

Sportplatz Bodenweid 

Freiburger Straße 201

3018 Bern