Boksierët shqiptar kishin paralajmëruar fitore dhe ashtu ndodhi, fitore e merituar e Alfred Kqira në duelin me serbin Nikola Ivkovic edhe pse Ivkovic u mundua me gjithë ekipin e tij të provokojnë në çdo mënyrë, shihet qartë në pamjet e kapura nga TV Syri. Alfred Kqira nuk u dorëzua dhe në fund triumfoj dhe u shpall fitues me plot meritë.
Ramadan Hiseni u përball me Nizar Trimech, një kundërshtar mjaft i pa përshtatshëm dhe jo korrekt në ring pas disa goditjeve atu ku nuk lejohet dhe ashtu si nuk është e lejuar në boks, Ramadan Hiseni u lëndua dhe në fund mbeten barazim.
Arnold Gjergjaj u përball me kroatin Tomislav Sentic i cili njihet si një boksier mjaft i qëndrueshëm me rekord personal 5.2.0. por me Arnold Gjergjaj nuk i zgjati shumë pas disa goditjeve të forta nga Gjergjaj pas disa sekondash Sentic u detyrua të pranoj humbjen dhe ta ndërpresë duelin dhe menjëherë dërgohet për mjekim.
Urime fitoret boksierëve shqiptare.
E përgëzoj promotorin e eventit Florian Gelev, dhe ndërmjetësuesin (Matchmaker) menaxheri i njohur shqiptar, Avdyl Salihu.
Besim Laci