Qyteti i vogël në Zvicrën, Uster, me 10 qershor 2022 do të jetë epiqendra e boksit në shtetin Helvetik por edhe në Evropë pasi do të zhvillohet edicioni i dytë i spektaklit të boksit «FRIDAY NIGHT BOXING» ku do të paraqiten në ring edhe tre boksier shqiptar. Promoter i eventit është Florian Gelev, kurse ndërmjetësues (Matchmaker) sërish është menaxheri i njohur shqiptar, Avdyl Salihu.
Ky bashkim i forcave Gelev – Salihu ka bërë që ky eveniment qysh nga edicioni i parë të merr një simpati tek publiku pasi u zhvilluan shumë duele të fuqishme dhe e njëjta pritet të përsëritet dhe tani, sigurisht ne palestrën përplot me fansa. Kësaj here në ring pas 3 viteve po kthehet legjenda e gjalle e boksit, Arnold Gjergjaj i cili do të përballet ndaj kroatit Tomislav Sentic i cili njihet si një boksier mjaft i qëndrueshëm me rekord personal 5.2.0.
Ndeshje mjaft interesante pritet edhe ne mes duelit Ramadan Hiseni vs Nizar Trimech.
Ky i fundit ka rekord prej 9.3.1 dhe për momentin renditet në botë si i 106 si dhe Alfred Kqira i cili do të përballet me serbin e papërshtatshëm, Nikola Ivkovic. Në ringun e Usterit do të paraqiten edhe debutanti Ali Gerwe i cili do ti kryqëzoj dorëzat ndaj sërbit Sebastijan Saciri dhe Devin Strubin do të debutoj ndaj Enid Spago nga Sllovenia.
Bokserat shqiptar kanë paralajmëruar të gjithë fitore edhe pse ndaj tyre do kenë kundërshtar mjaft të mirë, por për të arritur deri tek qëllimi i tyre, atyre do tu duhet edhe mbështetja e fansave. Andaj nga tani mund ti rezervoni tiketat ne www.tipo.ch/boxing. Tiketat janë të limituara për shkak hapësirës në palestër. Ndryshe, para fillimit të ndeshjeve profesionale do të zhvillohen edhe disa ndeshje amatore.
Sponsor medial
TV Syri Zvicër