Foto që flet më shumë se fjalët

Admin

Foto që flet më shumë se fjalët – Limaj në kontakt me sekserët e opozitës gjatë votimit të qeveris

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës dështoi të votojë Qeverinë Kurti 3, një foto e shpërndarë nga KosovaNews ka ndezur debatet: Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, shihet duke komunikuar me dy figura të njohura të diskursit publik – Berat Buzhalën dhe Dardan Gashin – të cilët prej kohësh janë identifikuar si zëra të opozitës kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Në momentet vendimtare të seancës, Limaj u fotografua duke komunikuar me ta përmes telefonit, ndërsa në ekranin e pajisjes së tij u kapën mesazhe nga Gashi dhe Buzhala. Njëri prej tyre, i dërguar nga Dardan Gashi, lexonte: “E qysh tash?”, duke lënë të kuptohet se presioni ndaj Limajt për të mos votuar qeverinë ishte i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.

Kujtojmë se NISMA, me tre deputetë, abstenoi në votim – një qëndrim që u pa si vendimtar për moskalimin e qeverisë së re. Kjo ndërhyrje e drejtpërdrejtë e figurave të jashtme ndaj një deputeti në seancë plenare ngre pikëpyetje serioze mbi integritetin e procesit parlamentar dhe rolin e “analistëve” në prapaskenat politike.

Kjo ngjarje hedh dritë mbi një realitet të hidhur: opozita, në mungesë të votave, po mbështetet në presione të fshehta dhe ndërhyrje të koordinuara për të bllokuar vullnetin qytetar. Ndërkohë, për të gjithë ata që më 9 shkurt votuan me ndërgjegje të pastër dhe pa pazare, kjo foto është një dëshmi e qartë se qëndrimi i tyre ishte i drejtë.

Syri.tv do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe të sjellë të vërtetën pa filtra. Sepse qytetarët meritojnë transparencë, jo teatër.