Kur fjala nuk trembet – Xhafer Tahiri dhe guximi për transparencë

Admin

Në një kohë kur heshtja është bërë strategji politike, Xhafer Tahiri zgjodhi të flasë. Marrëveshja e tij me Vetëvendosjen për balotazhin në Vushtrri nuk ishte akt i njëanshëm, por u bë me koordinim të plotë me strukturat lokale dhe me miratimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së. Por  kryesia ndryshoi qëndrim dhe kërkoi që marrëveshja të mos bëhej publike.

Tahiri nuk pranoi të heshtë. Ai publikoi bisedat me kryetarin Lumir Abdixhiku, duke dëshmuar se kërkesa për fshehje nuk ishte e tij. Në vend të protagonizmit, ai zgjodhi transparencën. Në vend të nënshtrimit, dinjitetin.

Fyerjet që mori publikisht nga kryetari i partisë duke u quajtur “qyqan” dhe “i nënshtruar” nuk e ndalën. Ai tha qartë: “Lideri i mirë nuk e kallë shtëpinë e tij.”

Nga diaspora shqiptare, përkrahja për Tahirin është rritur. Jo për marrëveshjen, por për kurajën për të mbrojtur të vërtetën. Për faktin që nuk pranoi të bëhej pjesë e heshtjes kolektive.

Në një kohë kur shumë politikanë zgjedhin të ruajnë pozitat, Xhafer Tahiri zgjodhi të ruajë parimet.