Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar gjetjen e trupit të mërgimtarit që u mbytë në Liqenin e Ujmanit.
Në njoftim thuhet se përfshirja e FSK’së në këtë operacion humanitar të kërkimit është bërë pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë dhe koordinimeve me partnerët.
FSK ka bërë me dije se pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme,
“Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur. Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit”, thuhet në njoftim.
Në postim janë bashkangjitur edhe disa fotografi nga operacioni i kërkimit.