Interesat partiake dhe personale apo edhe të bizneseve, deputetet shfrytëzojnë kuvendin si pushimore dhe mospërfillja e përgjegjësive të tyre edhe pas 54 seancave nuk zgjedhin të parën e Kuvendit.
Pas seancës së 54 është bllokua Kuvendi deri me 8 gusht në pritje të vendimeve të kushtetueses.
Tani krejt varet nga Gjykata Kushtetuese. Por kush e ka fajin për këtë dështim?
Opozita disa herë të bashkuar por edhe jo, kërkojnë formën e tyre gjithandej pavarësisht çmimit sepse ju ka humbur rruga, dhe e dëshirojnë dështimin e partisë fituese duke mos lënë gurë mbi rrugë jo vetëm lëvizur por edhe shkundë e thërrmuar.
Në 54 seanca LVV dhe kreu i saj Albin Kurti nuk arritën të sigurojnë 61 vota për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit edhe pse kërkesat e opozitës ishin një lojë për ta penguar VV të formohej komisioni zgjedhor Kuvendit se sa ndërrimi i kandidates Albulena Haxhiut.
LDK u ftua disa herë por nuk pranoi të hyj në koalicion me LVV.
LDK dhe kryetari i sajë për çudi Abdixhiku në seancën e fundit të kuvendit u deklarua se fitorja e tyre në zgjedhjet e 2025 është mos qeverisja me VV.
LDK dhe Abixhiku kanë rezerva edhe ndaj koalicionit të partive të deritanishme në opozitë dhe kërkojnë qeveri të unitetit e kjo nuk e kanë pranuar të tjerët.
PDK si partia e dytë, dhe kreu i saj Krasniqi, nuk kanë pranuar ftesë nga LVV për bashkëpunim. Ata kanë kërkuar forma dhe koalicionin e opozitës , por pa sukses.
E si që thot Tomë Gashi, ka kaluar koha e shantazheve, dikur me dy deputetë i kanë marrë 5 ministri, e me shtatë je bërë kryeministër
AAK dhe Haradinaj janë kritikët më të mëdhenj të Kurtit duke llogaritur se nuk munden të qeverisin me VV, prandaj kjo parti kërkonte koalicion të opozitës që të mbeten në pozitë.
Kush e mban përgjegjësinë kryesore për këtë dështim të paparë deri tani?
Kush e meriton dënimin në zgjedhjet e ardhshme dhe kush duhet të përshëndettë me Kuvendin përgjithmonë?