Shumë turistë nga Izraeli kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime dhe duket se janë shumë të kënaqur me traditën dhe kulturën shqiptare.
Një turist i huaje do të gjejë një industri turizmi në rritje në Shqipëri.

Në vitin 2024, 3.39 milionë turistë të huaj kishin vizitue Shqipërinë, dhe kete vit pritet një rritje prej 7% gjashtë muajt e parë të vitit 2025, afërsisht 4.87 milionë vizitorë.
Shqipëria ofron një sërë atraksionesh, duke përfshirë Alpet Shqiptare, qytete bregdetare si Saranda , Ksamili , Vlora , Velipoja ,Durrësi , Shëngjini dhe Himara , si dhe qytetet historike Berati , Gjirokastra , Vlora , Shkodra , Durrësi etj.

Nuk ka diskutim se Shqipëria po përjeton një rritje të madhe në sektorin e turizmit.
Numri i vizitorëve të huaj është duke u rritur në vazhdimësi, gjë që reflekton edhe në rritjen e të ardhurave kombëtare.
Shqipëria ofron një përzgjedhje të larmishme destinacionesh, duke fillue nga malet e deri te bregdeti.

Pikat kryesore përfshijnë Alpet Shqiptare, qytetet bregdetare në Rivierë dhe qytetet e mbrojtura nga UNESCO sinpsh Berati dhe Gjirokastra.
Kete rritje e vërejta gjate ,,ekspeditës“ disa ditore ne zonat e jugut te Shqipërisë duke perfshirė Gjirokastrën,që është një perlë e vërtet e kulturës ,dhe qendresës tone heroike.
Vërejtje ;
Nëpër lokale hoteliere, e plazhë mungonte muzika jonë 

17.07.2025
I.Salihu


