Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

SYRI TV
Nënshkruam një Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar, që formalizon bashkërendimin tonë institucional për ndërtimin dhe funksionalizimin e Muzeut të Preshevës dhe Shkollës së Muzikës, dy institucione publike me rëndësi jetike për identitetin dhe zhvillimin kulturor në Luginë.
Ky projekt, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqëson më shumë se ndërtim fizik, ai është ndërtim i kujtesës kombëtare, i dinjitetit kolektiv dhe shpresës për të ardhmen.
Përkrahja e Republikës së Kosovës është për ne më shumë se financiare, është përkrahje vëllazërore, kombëtare, e cila na jep kurajo se Lugina nuk është e harruar.
Ky Memorandum është dëshmi se kur institucionet bashkëpunojnë me vizion, çdo pengesë bëhet e kapërcyeshme. Dhe kjo është vetëm fillimi.