Bislimi: KOSOVA E PARA është amaneti i brezave që u flijuan për liri, demokraci dhe shtet të pavarur

SYRI TV
Kompromisi e konsensusi janë elementë themeltar të demokracisë dhe nënkuptojnë mirëkuptim e mirëbesim nga të dyja anët! Barrikadimet nuk i shërbejnë demokracisë.
KOSOVA E PARA – duhet të jetë busolla e secilit që mori besimin qytetar të jetë përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës.
Në këtë moment kyç për të ardhmen institucionale dhe euroatlantike të vendit tonë, është thelbësore që vendimmarrja të udhëhiqet nga interesi i përbashkët, jo nga dallimet partiake apo kalkulimet afatshkurtra.
Qytetarët tanë me të drejtë presin lidership dhe zgjidhje. Aleatët tanë presin kohezion institucional. Shpresa për një të ardhme më të mirë nuk duhet të zbehet – ajo duhet të forcohet përmes përgjegjësisë politike dhe vizionit të përbashkët, e jo të barrikadohemi bazuar në interpretime selektive juridike e as në kalkulime partiake a politike!
KOSOVA E PARA është amaneti i brezave që u flijuan për liri, demokraci dhe shtet të pavarur. Ky amanet na obligon që, përtej bindjeve dhe pozicionimeve, të punojmë për pajtim, mirëkuptim dhe zhvillim të qëndrueshëm kombëtar e shtetëror.
Momenti është tani: që Kuvendi të flasë me vendosmëri dhe dinjitet, që vendi të ecë përpara, dhe që qytetarëve t’u rikthehet besimi tek institucionet e veta.
KOSOVA E PARA!