Prokuroria pretendon se Valon Syla e ka kafshuar në shpinë të dashurën

SYRI TV

Për masën e sigurisë ndaj Valon Sylës, Prokuroria në Prishtinë jep detaje për gazetarin e dyshuar Valon Syla.

Prokuroria pretendon se nga xhelozia Valoni, e ka kafshuar, e kapur për flokë dhe ofendime të ndryshme duke u kthyer në banesë nga një aheng familjar.

Prokuroria pretendon se Valon Syla e ka kafshuar në shpinë të dashurën dhe pasi që nga vendi i ahengut me makinë Valoni e ka sjellë të dashurën para banesës dhe pasi që ajo ka dashur të dalë jashtë e ka kapur për flokë dhe me dhunë ka dashur ta mbajë ne veturë.

Pas kacafytjeve, e dëmtuara del nga automjeti dhe hyn në banesë dhe e mbyll derën, Valoni i shkon mbrapa me forcë duke i trokitur në derë dhe me bërtitma dhe fjalë ofenduese që ka ndikuar edhe në dhunë psikike ndaj të dëmtuarës.

Pasi që është kontaktuar Valoni ka thënë se gjysma e tyre nuk janë të vërteta edhe pse Gjykata në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë që Valon Sylës  i ndalohet ti afrohet të dëmtuarës në afërsi më të vogël se pesë metra për një muaj nga data 26.06 deri më 28.07 2025 shkruan Kallxo.com

Prokuroria pretendon se Valon Syla e kishte kafshuar dhe kapur për flokësh të dëmtuarën, Syla thot se gjysma nuk janë të vërteta