Iu janë sulur Saranda Bogujevcit, gruas që si fëmijë dëshmoi para botës për krimet çnjerëzore të shtetit serb mbi popullin e Kosovës

SYRI TV
Çfarë mjeranësh…
Iu janë sulur Saranda Bogujevcit, gruas që si fëmijë dëshmoi para botës për krimet çnjerëzore të shtetit serb mbi popullin e Kosovës.
E sulmojnë Sarandën sepse ajo ishte e para që guxoi, në mes të Beogradit, t’ua ekspozojë të vërtetën përballë syve. T’ua tregojë masakrat, dhimbjen, dhe plagët që Serbia i la mbi civilët shqiptarë.
E sulmojnë Sarandën sepse, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga ushtria serbe.
E sulmojnë sepse nuk e durojnë të vërtetën. Sepse ajo është vetë e vërteta, dëshmia e gjallë e krimeve të Serbisë. Dëshmia që flet, që nuk hesht, që i tregon botës atë që disa përpiqen ta harrojnë apo ta mohojnë.
E sulmojnë sepse ajo guxoi ta përballë shtetin serb me krimet që i ka kryer. Sepse, përballë Ivica Daçiqit, atëherë kryeministër, Saranda nuk heshti. Ia tha troç, në sy, krimet që Serbia i kishte bërë ndaj familjes së saj dhe Kosovës.
Në atë ekspozitë, në zemër të Beogradit, ajo tregoi rrobat e familjarëve të saj të vrarë. Ajo solli dhimbjen, kujtimin dhe të vërtetën aty ku askush nuk guxonte.
E sulmojnë sepse ajo e bëri Daçiqin të djersitet nga sikleti, aty ku gjithë të tjerët kishin zgjedhur të heshtin.
 
E sulmojnë sepse jashtë asaj ekspozite, qindra radikalë serbë bënin thirrje për dhunë, por Saranda qëndroi. Nuk u tremb.
E sulmojnë sepse ajo nuk e bën kompromis të vërtetën.
Sepse ajo përfaqëson guximin, dinjitetin dhe kujtesën kolektive të popullit tonë.
Saranda nuk është vetëm emër. Është histori. Është qëndresë. Është zëri i atyre që nuk jetojnë më për të folur.
Dhe kushdo që e sulmon sot, e bën sepse e vërteta që ajo përfaqëson, i djeg.
Shkruan ne faqen e saje ne FB Fitore Pacolli