Nexhat Behluli nga TV Spektri ne Bujanovc, ftohet si i dyshuar për kanosje ndaj gazetarëve

SYRI TV

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, i njohur më shumë për daljet e tij të zhurmshme në debate me Vojislav Sheshelin sesa për profesionalizëm në gazetari – është ftuar nga drejtësia në Kosovë si i dyshuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve kosovarë.

Vetë Behluli e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, të shkruar me një mori gabimesh drejtshkrimore, ku ndër të tjera shkruan:

“Në cilësinë e të dyshuarit për nesër jam i ftuar nga Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë të merrem në pyetje lidhur me rastin të inicuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve dhe mediave të Kosovës !”

Ai vazhdon duke e cilësuar veten si “profesionist i kësaj fushe” dhe një qytetar që “i respekton institucionet e shtetit të Kosovës pamvarsisht se jam shtetas i huajë”, duke premtuar se do t’i përgjigjet ftesës pa hezitim.

Behluli, që së fundi kishte kërkuar publikisht “eliminimin” e disa gazetarëve nga Kosova – deklaratë që shkaktoi reagime të ashpra, tani do të përballet me pyetjet e hetuesve në lidhje me këtë gjuhë kërcënuese.

Ironikisht, në vend se të kërkojë falje apo të reflektojë, Behluli ka zgjedhur ta paraqesë veten si viktimë të një procesi që ai e konsideron pjesë të “etikës dhe kodeksit profesional”.

Ndërkohë, institucionet kanë nisur procedurat për të shqyrtuar nëse deklaratat e tij përbëjnë rrezik real për sigurinë e gazetarëve në Kosovë.