Kapja e institucioneve të pavarura ka arritur kulmin me dështimin e plotë të sistemit të KQZ-së në zgjedhjet parlamentare.
Për herë të parë në historinë e Kosovës së pavarur, rezultatet preliminare të zgjedhjeve nuk dihen as pas 24 orëve.
Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e kuadrove jo profesionale apo edhe angazhimi i kompanive të teknologjisë informative të dyshimtë nga klanet e caktuara.
Raportimet që po marrim nga terreni dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe ’sistemit të dështuar teknik› i cili po ndodh qëllimshëm, po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve.
Kjo është goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vlerave për të cilat kemi luftuar secili ne forme apo mundesi te vete.
Ne duhet të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të votës së lirë dhe sistemit demokratik.
Nuk lejohet që vota e qytetarëve të tjetërsohet përmes skemave manipulative të caktuara dhe të komanduara qoftë nga brënda apo jashtë shtetit.
Duhet të përdoren të gjitha mekanizmat institucionalë dhe ligjorë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e sovranit.
Thirrje institucioneve të drejtësisë që me urgjencë të marrin masa dhe të hetojnë manipulimet e deritashme dhe të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të procesit demokratik dhe ruajtjen e vendit kundër klaneve apo individëve cilit do qoftë.