Për dekada, shqiptarët e Luginës – Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – kanë jetuar nën hijen e harresës institucionale dhe mungesës së mbështetjes konkrete. Por sot, falë Qeverisë Kurti, ky realitet ka ndryshuar rrënjësisht.
Një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike është ndërtuar mbi projekte konkrete, investime të qëndrueshme dhe angazhim kombëtar të pandalshëm për shqiptarët e Luginës.
Mbështetje financiare konkrete:
2022: 2 milionë euro
2023: 2 milionë euro
2024: 3 milionë euro
2025: 4 milionë euro
Këto fonde kanë për qëllim përmirësimin e çdo fushe: arsimin, kulturën, sportin, mbrojtjen e të drejtave dhe zhvillimin ekonomik.
Prioritet i brezave të ardhshëm:
Libra falas për rreth 4,000 nxënës të arsimit fillor për tri vite rresht.
107 bursa të ekselencës për studentët më të dalluar.
1,234 bursa solidariteti për nxënës dhe studentë.
Mundësi për praktika profesionale në institucionet e Kosovës.
Trajnime falas për mësuesit në Luginë.
Ruajtja dhe promovimi i kulturës shqiptare:
Financimi i 75 projekteve që mbështesin trashëgiminë kulturore dhe gjuhën shqipe.
Mbështetje për tre televizione shqip, që sigurojnë platforma për informim dhe edukim.
Shkolla sportive për sportet më të dashura si futbolli, basketbolli, boksi dhe atletika.
Projekte për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Lobimi Ndërkombëtar:
Diskriminimi dhe pasivizimi i adresave janë ngritur në nivelet më të larta ndërkombëtare: në Senatin dhe Kongresin Amerikan, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Lugina është bërë temë diskutimi në qendra të rëndësishme si Brukseli, Berlini, Uashingtoni dhe New York-u.
Trajtim i barabartë për çdo shqiptar të Luginës:
Shqiptarët e Luginës të padokumentuar pajisen me shtetësinë e Kosovës pa pengesa pas dy dekadash.
Pronat e tyre regjistrohen me lehtësi, duke garantuar stabilitet dhe siguri pronësore.
Shërbimet shëndetësore të barabarta me qytetarët e Kosovës.
Trajtim i barabartë i studentëve të Luginës në Kosovë.
Fuqizimi i grupeve më të cenuara:
Mbështetje për 953 fermerë shqiptarë për zhvillimin e bujqësisë. Mjetet i janë bartur KKSH
Projekte për fuqizimin ekonomik të grave dhe të rinjve.
Ndihmë konkrete për fëmijët me nevoja të veçanta.


Falë këtyre përpjekjeve, Lugina nuk është më një çështje e lënë pas dore, por një prioritet kombëtar i trajtuar me seriozitet.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sot gëzojnë mbështetje të prekshme, dinjitet dhe barazi shkruan Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani në profilin e sajë në FB.