Bahtiri i reagon Haradinajt: Turp për ty; mjaft është mjaft!

SYRI TV

Agim Bahtiri, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me qëndrimin e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.

Bahtiri ka shkruar se Haradinajt duhet t’i vijë turp.

Tutje, Bahtiri ka shkruar se Haradinaj ka sulmuar qeverinë në kohën kur Kosova po sulmohet nga strukturat kriminale serbe.

“Turp për ty, Ramush Haradinaj!

Në një kohë kur Kosova po përballet me sulme të hapura nga strukturat kriminale serbe, ti zgjedh të sulmosh Qeverinë dhe jo ata që po minojnë sovranitetin e vendit tonë!” – ka shkruar Bahtiri.