Një çift bashkëshortor në Vushtrri është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:30 , pas përleshjes që kishin me njëri-tjetrin, raportojnë mediat në vend.
Të dy pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt mirëpo me kusht mos të përsëritet dhuna nga asnjëri.
Është iniciuar rast për “dhunë në familje” pasi që të dy jashtë bashkëjetesës dhe raporteve familjare ata janë pëleshur dhe kanë luajtur rolin e më të fortit.
“Një femër dhe një mashkull (çift bashkëshortor) janë arrestuar për shkak se janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Pas inicimit të rastit të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.