MEHMET LOCI SËRISH RRAHU,TORTUROJ, AKUZOJ,ARRESTOJ, DËNOJ!

SYRI TV

Fatmir Brajshori-Tushi

Që në fillim,kur nisi kjo seri, e emisioneve, i kisha dyshimet e mia.
Komenti im i parë ishte:
„ Pse tani dhe jo para 15 vitesh apo para 20 vitesh?“
Arsyeja:“ Se tani shumica e tyre ( udbashëve torturues) nuk jetojn më!
E dija fillimin e këtyre intervistave ( kallëximeve) por jo mbarimin e tyre!
Kisha dyshime, që në televizionin e Ekrem Llukes, mund të dënohet UDB-a!
Dyshoja, thjesht dyshoja..
2.
Mbrëmë në emisionin e „ gazetarit“ Ermal Pandurit, ishte ftuar Mehmet Loci, torturues i shqiptarëve nga më të tmerrshmit,për të cilin të burgosurit politikë ( ne qindra) kishin dëshmuar për sadizmin e tij.
Por çfarë ndodhi?
Në emision, u krijua bindja sikur,Mehmet Loci ishte moderatori, skenaristi, musafiri, dëshmuesi, dëshmitari dhe gjykatësi; madje dhe „ historiani.“
Moderatori kukull ( gjatë emisionit të mbrëmshëm) Ermal Panduri ishte shumë pasiv. Unë krijova përshtypjen sikur udbashi Mehmet Loci e kishte në grusht atë. Sikur e njihte atë dhe familjen e tij, dhe, në një moment ia përmendi një Haki Pandurin( më duket) si koleg që e kishte dhe moderatori u shtang për një moment!
Por kur Mehmet Loci filloj të krijoj mjegull se „ të burgosurit politikë ishin përpunuar dhe shëndërruar në bashkëpunëtor“, Ermal Panduri me ngulm i kërkonte ti tregonte emrat, se „ cilët ishin ata?“
E çuditshme apo jo?
Por akuzat që i bëri Ibish Neziri për udbashin Loci, Panduri nuk i kërkoj t‘i demantonte, sikur letrën e Haki Morinës, të cilën me kërkesën e Mehmet Locit, moderatori nuk e lexoj…
Pse dhe nga kush kishte presion Ermal Panduri.
Si nuk e pyeti asnjëherë Mehmet Locin për rastin më të rëndë që kishte ndodhur në hetuesin e Pejës, ku udbashet duke e torturuar e kishin mbytur XHEMAJL BLAKAJN?
Krimi i rëndë kishte ndodhur!
Nuk e pyeste, kush mori pjesë në torturë kur u mbyt Xhemajl Blakaj? Si u mbytë? Si u torturua?
Por pyetej se kujt i ke ra shuplakë?
Tërthorazi udbashi Mehmet Loci, tentonte të hedhte dyshime te familja emblematike e Smajl Haradinaj, sikur që, arsyetonte se veprimet ishin konform kushtetutes…
Turp çfarë ndodhi mbrëmë në emisionin „ Debat!“
Në fillim ishin ftuar të burgosurit politikë, të rrëfenin bëmat e Locajve, dhe pastaj, ftohet Loci, duke u zgerdhirë të thoshte se „ ata gënjenin!“
3.
Është shumë interesante: letra e Haki Morinës nuk u lexua por ajo e Jusuf Gërvallës po!
Letra e Jusufit ishte befasi për mua dhe shumë kompromituese për Jusuf Gërvallën.Letra thoshte se „ Ai u tregua i ligësht, dhe kishte treguar shokun. Se, UDBa e paska thirrur me telefon Jusufin?“
Kjo më befasoj…
E para, UDBa me telefon i ka kontaktuar e thirrur bashkëpunëtorët e saj ngaqë armiqët e Jugosllavisë, ajo i ka burgosur pa paralajmërim dhe tinëzisht.
„ Kush e ka thirrur Jusuf Gërvallën nga UDBa me telefon?- insistonte ta dinte Panduri.
Por si e dinte UDBa numrin e telefonit për ta thirrur Jusufin? Ku e thirrnin dhe nëse e thirrnin, pse duhej ky të bisedonte me ta? Pse duhej UDBa ta thërriste Jusufin për t‘kuptuar se kush ishte Bashkim Prishtina?
Sërish dyshime dhe dilema!
4.
Tashti edhe disa t‘burgosur politikë s‘i kam kuptuar.
Nuk flisnin por thonin „ s‘ka nevojë tash me përmend emra!“
Po kur udbashëve shqipfolës s‘ju ka ardhë turp të torturojn dhe madje dhe t‘i mbysin të burgosurit, në tortura, atëherë pse sot mos t‘u përmendet emri?
Pas lufte, në vend që të burgoseshin udbashët, kolaboracionistët dhe t‘u ndalohej veprimtaria publike gjithë bartësve të detyrave të ndryshme socio-politike të sistemit të mëhershëm jugosllavë, ata përkundrazi u shpërblyen dhe ua dhanë postet dhe detyrat e njëjta si më parë; gjykatësit që kishin punuar sipas ligjeve jugosllave pas lufte, në Kosovën e lirë u punësuan në gjykata; prokurorët e ish sistemit sërish prokuror; milicet e dikurshëm në policin e sotshme; udbashet e djeshëm në hetuesin e re të republikës së Kosovës!
I bënë madje deputet, ministra, ambasador.
Të burgosurit politikë i anatemuan!
Çlirimtarët ca i vranë e shumicën i burgosën…
Mehmet Locajt i shpërblyen- çlirimtarët i dënuan…
UDBa ( tash BIA), formoj televizione, media private, portale!
Në këto media s‘kishte vend për çlirimtarët teksa për t‘burgosurit politikë Jo se jo!
Më shumë është ftuar në këto televizione Azem Vllasi për t‘folur se Ali Lajçi, Hydajet Hyseni me shokë…
A, Mehmet Loci ka qenë në shërbim të Azem Vllasit!
Deri sa Mehmet Locajt mbështesnin dhe mbrojtën njëri tjetrin, duke qëndruar të bashkuar, të burgosurit politikë të ndarë e shpërndarë, ku as shoqata e tyre s‘mund t‘i bashkin të gjithë…
Dhe e vërejtët mbrëmë?
Mehmet Loci për asnjë kolegë të vetin s‘foli keq dhe madje dhe i mbronte!
Ai mbrëmë të burgosurit politikë i vrau dhe i torturojë e burgosi sërish!
Kosova pas lufte s‘ka pas nevojë për „ Sindromin e Stokholmit!“
Kosova kishte nevojë për „ Procesin e Nyrembergut!“