Raportimi nga kronika e zezë – vrasja në Ferizaj, shpifja skandaloze dhe reagimet publike

SYRI TV
Zejnullah Jakupi
Shpifja skandaloze dhe reagimet publike
Ka disa teori në shkencën e Piarit (Public Relation), siç po i thonë në shprehjet e gazetarëve tanë. Tema është se si të reagohet në rastet kur shkruhet keq, kur njolloset dhe baltoset imazhi i një personaliteti publik, siç është presidentja, kryeministri etj. Shkenca e PR-së e jep se duhet te reagohet me kohë dhe drejtë, nuk duhet të lihet shumë hapësirë për keqkuptime dhe zbrazëti.
Mediet dhe opinioni publik tanimë është mësuar se duhet të reagohet me kohë, kështu bëri edhe presidentja e Republikës së Kosovës z. Vjosa Osmani. Ajo ka reaguar çdoherë kur është përfolur për të dhe famliljen e saj. Këtë zgjuarësi dhe korrektësi disa media, të cilat, nga fillimi e kanë luftuar dhe janë munduar që ta baltosin, e kanë vlerësuar reagimin e saj si provokues kinse ajo dëshiron t´i luftojë mediat të cilat nuk shkruajnë mirë për të.!!
Reagimi me kohë është shkencëtarisht korrekt dhe ashtu rekomandohet, por ne kemi njohur edhe praktika të tilla, siç ishte ajo e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, i cili konferencat për shtyp i ka patur shumë të shpeshta, por nuk është marrë me kundërshtarët politikë, as me akuzat e bëra në opinion publik. Me një fjalë, i ka injoruar, ashtu siç bën sot deri diku edhe kryeministri Albin Kurti.
Siç njihet nga praktika, „idiotët“ kanë dëshirë që të përfshijnë në diskursin e tyre dhe pastaj të bëhesh edhe ti njëri nga ata.
Skandali i vrasjes në Ferizaj, ku siç thuhet se i vrari – supozohet se është xhaxhai i burrit të presidentes Prindon Sadriu e dëshmon se reagimet duhet të jenë profesionale.
Skandali është i përmasave antike, natyrisht se duhet të reagohet, ashtu siç ka bërë presidentja Vjosa Osmani, por ka shkaktuar reagime vulgare tek kundërshtarët, tek ata të cilët ja kanë kurdisur këtë skandal vetëm për ta njollosur dhe prishur imazhin e saj.
Gjithsesi, siç po shihet, duhet me siguri të marrim mësim edhe nga praktikat e Dr. Ibrahim Rugovës, të mos reagojmë fare, në kohë rekord, sepse grindja, reagimi, shpesh, di të prodhojë grindjen dhe konfliktin. Prandaj duhet të bëhet praktikë e mirë që për çdo ngjarje të reagojë në fillim vetëm zëdhënësi i presidentes.
Është rregull se kurrë nuk duhet ta pranosh fajin, kur nuk e ke bërë, kur nuk ka të bëjë akuza me ty. Edhe nëse ka ndodhur një gabim në komunikim, duhet gjetur mënyra të kërkimfaljes, por jo e pranimit të lëshimeve apo e gabimit. Idiotët kërkojnë që të kalosh në terrenin e tyre…
Shpifja skandaloze
Që ga paslufta e deri sot, ky ka qenë skandali më i madh shpifës dhe ofendues. Askush nuk guxon të përhap shpifje të tilla me tendencë për të baltosur personalitetin e presidentes Vjosa Osmani, por as të bashkëshortit të saj. Por zbrazëtia ligjore- mungesa e dy neneve për shpifje dhe fyerje po ju mundëson mediave të sillen keq. Edhe njëherë po bëj apel që të propozohen dy nenet, njëri për shpifje dhe tjetri për fyerje që të miratohen sa më shpejt në mënyrë që media të mos mund të shpifin dhe fyejnë personalitetet publike por edhe ato natyrore dhe juridike, pa përjashtuar këtu as krerët e shtetit si, kryeministrin Albin Kurtin, Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, ministra dhe deputet, etj.
Lajmi policor
«Lajmi policor» – nuk e di a mësohet në UP ( Departamenti i Gazetarisë) – preferohet si një njoftim ose informacion që lëshohet nga policia për të informuar publikun për ngjarje specifike që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Këto mund të përfshijnë ngjarje si aksidente, arrestime, operacione policore, paralajmërime për rreziqe, ose ndonjë informacion tjetër që është i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve.
Në disa raste, lajmet policore mund të përfshijnë edhe kërkesa për ndihmë nga publiku për të gjetur persona të zhdukur ose për të kapur të dyshuar të caktuar. Zakonisht këto lajme shpërndahen përmes mediave, faqeve zyrtare të policisë, apo rrjeteve sociale.
Raportimi për kronikën e zezë, e cila përfshin ngjarje kriminale, aksidente fatale, tragjedi dhe ngjarje të tjera negative, kërkon një qasje të kujdesshme dhe profesionale për të ruajtur etikën dhe respektin për viktimat dhe të afërmit e tyre.
Ja disa hapa dhe parime që ndiqen zakonisht në raportimin e kronikës së zezë:
1. Verifikimi i Informacionit:
Gazetarët duhet të verifikojnë saktësinë e informacionit përpara se ta publikojnë. Ky proces përfshin marrjen e informacionit nga burime të besueshme si policia, dëshmitarët okularë, ekspertët, apo institucionet mjekësore.
2. Ruajtja e Etikës dhe Privatësisë:
Respektohet privatësia e viktimave dhe familjarëve të tyre. Emrat e viktimave, fotografitë apo detajet e ndjeshme shpesh nuk publikohen pa pëlqimin e familjarëve.
Shmanget përhapja e thashethemeve ose spekulimeve që mund të dëmtojnë reputacionin e personave të përfshirë.
3. Neutraliteti dhe Paanshmëria:
Gazetarët duhet të raportojnë ngjarjen me neutralitet, duke shmangur çdo paragjykim ose interpretim personal. Ata duhet të paraqesin faktet ashtu siç janë, pa i zmadhuar ose minimizuar ato.
4. Sensibilizimi i Publikut:
Ndërkohë që lajmet për kronikën e zezë shpesh janë tronditëse, ato duhet të raportohen në një mënyrë që të ndërgjegjësojnë publikun për rrezikun dhe të promovojnë sigurinë, pa shkaktuar panik të panevojshëm.
5. Balancimi i Lajmit:
Për të shmangur sensacionalizmin, gazetarët shpesh përfshijnë kontekst të mëtejshëm ose intervista me ekspertë për të shpjeguar pasojat ose arsyet e ngjarjes.
6. Kujdesi ndaj Viktimave dhe Dëshmitarëve:
Gjatë intervistimit të viktimave ose dëshmitarëve, gazetarët duhet të tregojnë ndjeshmëri dhe të respektojnë gjendjen emocionale të personave të përfshirë.
7. Përditësimi i Informacionit:
Nëse ka zhvillime të reja, gazetarët duhet të përditësojnë informacionin dhe të korrigjojnë çdo gabim që mund të ketë ndodhur në raportimin fillestar.
8. Paraqitja Vizuale:
Kujdesi ndaj përmbajtjes vizuale është thelbësor. Shmanget publikimi i imazheve grafike që mund të jenë të rënda ose të papërshtatshme për audiencën.
Kronika e zezë është një pjesë e rëndësishme e gazetarisë, por kërkon një qasje të përgjegjshme dhe profesionale për të mbrojtur interesat dhe ndjenjat e të gjithë personave të përfshirë.
Ngjarja
Pa dyshim se kjo ngjarje është mosrespektimi i standardeve profesionale, siç i përshkruam më lartë; ky është njëri nga raportimet më skandaloze që nga paslufta deri më sot. Koha dhe mënyra por edhe mediumi ku u plasua ose nga i cili u tematizua lë shumë dyshime hapur. Nga disa, raportimi u duk si një tendencë shpifjeje me qëllim për të baltosur personalitetin e presidentes, të bashkëshortit të saj. Kampanja denigruese mund të vije edhe nga Serbia sepse, menjëherë edhe në mediat serbe u raportua me pompozitet për ngjarjen.
Portali Nacionale e inskenoi këtë kampanjë për tu hakmarrë për raportimin e gazetës „Bosnja e Re“ ku në këtë raportim thuhej se portali Nacionale Podcast dhe Periskopi financoheshin nga Serbia, për këtë Berat Buzhala nisi betejën në inskenimin e ngjarjeve dhe akuzave- këto nuk do ishin bërë të tilla pa ndërhyrjen e gazetarëve. Kjo ngjarje nuk ka qenë as genuine por as mediatike, por shkurt e shqip – e inskenuar, kjo do të thotë e tematizuar përmes inskenimit të mirëmenduar.
Gabimi eklatantë nga kjo ngjarje u bë se nuk u rrespektua privatësia, ruajtja e viktimës dhe të implikuarëve etj, siç cekëm më lartë.
Pra, edhe sikur xhaxhai i bashkëshortit të presidentes të jetë personi për të cilin po shpifet në Nacionale se është protagonist i ngjarjes, nuk do të duhej asesi që vrasja të lidhet me presidenten dhe burrin e saj dhe t´i jepet lajmit udhë – inskenimi shihej sheshit.
Rregullat e raportimit policor ndalojnë paragjykimet edhe nëse veprën penale ta ketë kryer ndonjëri nga pjesëtarët e familjes së burrit ose ai nga farefisi i presidentes. Asesi nuk duhet të penalizohet presidentja ose të fajësohet ose t‘ i kërkohet përgjegjësi për një implikim të tillë familjar. Kjo nuk bëhet dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës. Përgjegjësia qoftë edhe penale është gjithmonë individuale. Fakti se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK nuk i pëlqeu reagimi i presidentes ndaj portalit Nacionale, e kritikoi, nga ky reagim po shihet se „diçka po zihet“.
Është njohur tashmë se ka shumë shembuj kur shërbimet e fshehta kanë inskenuar ngajarje të tilla, pra AGK po e sulmon presidenten Vjosa Osmani në vend se ta mbrojë. Kjo nuk do koment. Opinioni serb dhe establishmenti politik në Serbi po gëzohet, sepse me këtë ngjarje po e dëmton Kosovën. Fakti se i vrari është personazhi familjar nga Presheva, tregon shumë. Si erdhi dhe si u sajua ngjarja? E paskan ditur shumë më herët edhe gazetarët, por tash e kanë pritur momentin për ta zbardhur skandalin.
As AKG nuk është profesionale. Ky asociacion duket të jetë vegël në duart e atyre që ndërsejnë ndaj secilit të cilët i konsiderojnë kundërshtarë politikë. Me këtë reagim Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK-bëhet asociacion i turpit!
Nëse marrim për bazë standardet e raportimit policor – botimi i lajmit ka qenë tendencioz. Në këtë rast është shpifur dhe është ofenduar e baltosur presidentja dhe bashkëshorti i saj. Edhe më të komplikuar e bën çështjen fakti kur në vendngjarje është i vrarë një person. Media nuk guxon ta botojë lajmin para se policia dhe mjeku ta konfirmojë lajmin dhe vdekjen e personit në fjalë. Shpesh, policia i fton gazetarët për informim, sepse në vendin e ngjarjes duhet të jetë e para policia dhe pastaj media, nëse i lejohet.
Gjithashtu për çdo rast, edhe për ruajtjen e privatësisë dhe nderit të familjes, raportimi i pjesëmarrësve në ngjarje, i viktimës, por edhe i dorasit duhet të jepen me iniciale, sepse akoma nuk dihet asgjë konkretisht, të mos përmenden emrat, pa zbuluar se kush është i vrari, por as viktimat, sepse kjo është një çështje private, familjare, për të kujdeset polica dhe organet shtetërore dhe çdo tejkalim i kompetencave do të duhet të dënohet.
Pra, media nuk guxon të ngutet gjatë raportimit dhe të del para organeve shtetërore. Tek kur të raportohet nga policia, kur policia jep raportin, atëherë mediet mund të fillojnë me raportim shtesë ose të zgjeruar. Shtrohet pyetja; pse është dashur që në fillim të thuhet se i vrari qenka xhaxhai i burrit të presidentes? Me këtë dhënie të informacionit, pa u bërë hetimi nga policia, është bërë shkelje e profesionit.
Dhe, PSE e bëjnë, kjo mbetet çështje politike dhe agjendë e skandalizimit dhe personalizimit mediatik të ngjarjes për kusuritje politike, për ta prekur dhe dëmtuar në imazh dhe në moral e prestigj presidenten dhe familjen e burrit dhe burrin e saj. Dënimi i mediumit duhet të pasojë, patjetër me qëllim edhe për t´i edukuar mediet tjera. Sepse nuk janë respektuar rregullat e lajmit policor dhe ato të gazetarisë e të raportimit policor nga kronika e zezë.
Pra, disa po thonë se duhet të raportohet, sepse kështu janë mbrojtur viktimat. Fakt është se nuk është askush kundër që të mbrohen viktimat, por çështjet e përdhunimit nuk duhet të përmenden me emër dhe mbiemër, sepse i shkaktojnë dëm dy palëve. Me mosdhënien e identitetit të plotë ka qëllim që kryesi i veprës të marrë vetëm denimin ligjor dhe jo atë publik, pra, të mos demaskohet, të gurëzohet si në Iran, sepse janë fakte që nuk mund të vërtetohen lehtë.
Gjithashtu mos dhënia e identitetit të plotë për viktimat i mbron ato që të mund të socializohen, më vonë. Ne mediat perëndimore e dënojnë pedofilin dhe çështja mbyllet, opinioni publik rrallë e merr vesh se kush ka qenë personi. Por edhe nëse merret vesh kur e jep policia është në rregull.
Pra, media nuk guxon të ndërtojë raportimin pa u mbeshtetur në të dhënat e policisë, pra, nuk guxon të arrin apo ta vizitojë vendin e ngjarjes para policisë, e nëse e bën këtë, kryen vepër penale.
Dyshimet dhe hulumtimi gazetaresk
Gazetari i mirë ose mediumi profesionist i merr të gjitha me rezerva, sepse ai si askush tjetër, në fillim nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Njerëz për interesa të ndryshe, ose nga xhelozia, nga hakmarrja personale etj, dalin dhe japin info të tilla, ata po duken të shantazhuar. Poashtu në këtë fazë nuk dihet dhe nuk mund të shpegohen rrethanat e vrasjes dhe motivi, sepse dorasi i dyshuar nuk jeton më.
Praktika gazetareske na mëson në këto rrethana se nuk mund t´shpegojë ngjarjen, kush është fajtori e kush viktima, nga të involvuarit, sepse secili mundohet ta mbrojë verzionin e tij dhe ti si gazetar/gazetare ´nuk ja ke mbajtur qirin´ se kush kënd dhe kur e ka dhunuar.
Deklaratat e nxjerrur nga gazetarët duhet të merren me rezervë,sepse nuk dihet se PSE bëhen këto „zbulime“ tani, në këtë kohë?
Por, siç dihet edhe nga teoria e gazetarisë e ka vërtetuar se media i inskenon, i trillon ngjarjet dhe ajo në të vërtetë ju paraprijnë atyre çfarë ndodhin më pas. Vrasja do të ketë mundur të jetë citur madje mund të vije edhe tek vrasja nga presioni publik, por vallë cili gjyq mund ta vërtetojë se X apo Y personi e paska dhunuar ose sulmuar një vajzë ose një grua para sa vitesh? Gazetari i mirë kërkon të zbardhet rasti, ai hulumton që të arrij te e vërteta, ai nuk është në shërbim për të mbrojtur asnjërën palë, ai vepron si një ndërmjetës, ai dëshiron ta mësojë të vërteten, jo tendenciozen, që pastaj t´i fërkon duart duke thënë se e gjeta një ngjarje ta sulmojë presidenten. Kjo nuk është gazetari!!!
Cytja për vrasje
Vrasja ka ndodhur në dasmë, kjo duket shumë e çuditshme. Ata që e kanë bërë skenarin e tillë e kanë sjell deri aty për të ngjallur reagim gjithëpopullor me këtë vepër kriminale. Pra, kjo është vepër e atyre njerëzve kriminel që thonë se për 100 Euro „ja heq dikujt flamën“, janë këta kriminel, të shantazhuar dhe vrasës. Njeriu i mirë nuk e përhap marren dhe turpin e familjes në shesh, sepse e kupton se i shkon fytyra.
Pse këto viktimat nuk e ka treguar rastin më parë, po dihet, sepse Vjosa Osmani tani ushtron postin me të lartë në hierarkinë e shtetit dhe të gjithë e sulmojnë. Gjithashtu tani edhe me keq bëhet zbulimi se si dhe pse ndodhi vrasja? I vrari nuk mund të flas, ndërsa akuzat janë të sferës intime, atëherë mund edhe të spekulohet nga ana tjetër, pra nuk ke kujt t´i besosh më parë. Ata që e kanë nisur këtë kampanjë kanë përdorur megjasë metoda të një shërbimi profesionist dhe ngjarja duket si kurthe për presidenten dhe bashkëshortin e saj.
Përfund; e vështirë por e vërteta herëdokur del në shesh. Ai që mundohet ta dëmtojë ose t´i bëje gropën dikujt do bie vetvetiu në të. Sigurisht.
Traditat politike nga e kaluara të përziera me sigurimsa agjentësh na lanë trashëgimi të keqe; vriten njerëzit dhe më pas u ngjiten epitete heroizimi ose tradhëtie. Në Ferizaj, vrasësi, nuk e priti që gjyqi ta ndanë drejtësinë, por vrasësi, edhe më keq se ishte polic, e mori drejtësinë në duart e veta, ai tha; unë e di se çfarë është drejtësia, ai e mori në dorë drejtësinë. Pra, në rastin e Ferizajit, pa e ditur gjithë historinë e ngjarjes vrasësi bëhet hero dhe i vrari doras, kriminel dhe të cilit i mbyllet goja për së dyti duke e vrarë dhe pa e dënuar, pa e ditur nëse ka bërë faje apo jo?
Gazetarët – si zombitë
Dëmi më i madh moral sot që po bëhet, është fakt se njerëzve, gjegjësisht gazetarëve po ju intereson vetëm fitimi, mbijetimi, klikimet dhe gjenerimi i të ardhurave. Janë të gatshëm për çdo gjë, të prekin jetën private dhe intimtime, të secilit, e që nuk lejohet. Ata po e bëjnë ketë pa marrë parasysh se kujt po ja prekin dinjitetin e njeriut, vyrtytin e njeriut, të mbrojur me çdo kushtetutë e në çdo vend të botës. Kjo është gazetaria e llumit, e zombive, e gazetarëve, të cilët, reagojnë edhe me direktiva politike, sillen si të tërbuar, sikur tufa e çakejve dhe cilët janë të gatshëm të shkelin mbi kufoma, por edhe ta hanë kufomën, të gjallë. KUJDES! Shoqëria dhe opinioni ynë duhet të vetëdijësohet për këtë fenomen kobzi, sa nuk është bërë vonë.
https://www.facebook.com/share/p/xBYFxUQy8b3AXVq7/