„NGACMIMET SEKSUALE TË PROFESORIT?“

SYRI TV

Fatmir Brajshori-Tushi
Isha në mëdyshje nëse ka ndodhur përnjëmend ngacmimi?!
Tashti dhe femrat në Kosovë ( sidomos në rrugë dhe kur ngasin makinat)po kanë një çasje arrogante dhe mendjemadhësie!
Ngacmime të llojit nga më të ndryshmet kishte dhe më parë si:
Profesori marton nxënësen e tij dhe atë sa ishte ajo në shkollë të mesme… Ka me iks raste.
Pasojat
Profesorin e largonin nga shkolla ku e kishte njohtuar nxënësen, që tash e mirrte për grua, dhe po i njëjti fillonte punën në një shkollë tjetër.
Pastaj ndodhte që në Universitet, ndonjë vajzë e bukur që vinte nga fshati i ciles do komunë, e vetme për të studiuar, që profa nuk e kalonte ngaqë kërkonte favore…
I kërkonte të vinte në provimin me gojë ( se provimi me shkrim mbahej publikë) jo ditën kur vinin të gjithë por një ditë tjetër…
Sa e sa vajza ka braktisur studimet dhe ka ikur sërish në katund ngaqë nuk pranonin të shisnin nderin e tyre?
Kujtone skicën e Migjenit për „ Malsoren!“
„ Sa kushton qymyri?“- e pyeste zotëria.
Cilin do çmim qê ajo e thoshte për zotërin ishte e shtrenjtë!
Ishte, se ai nuk donte qymyrin; malsores po i dergjej fëmija, në shtëpi nga sëmundja ngaqë ajo s‘kishte lekun për të blerë ilaqet.
Zotria se blente qymyrin; malsorja u dorëzua për të shpëtuar birin e sëmurë…
2.
Tashti t‘i kthehemi rastit të „ profesorit“ N. Krasniqit dhe akuzës për ngacmim personal nga një studente apo dhe 25 studentë tjerë,mbështetës të studentëve.
Në familjen time mendimet janë të ndara; unë qëndroj prapa asaj që profesorit i është bë kurth dhe akuzë imagjinative, dhe, pjesa tjetër e familjes që katërcipërisht besojn në pohimet e studentëve dhe të cilët, më „ akuzuan dhe mua“ që s‘i s‘kam pak „ marre“ që beson në profesorin.
Atsyetimi im është:
„ Ngjarja, nëse është e vërtetë, ka ndodhur para një viti, dhe shtrohet pyetja, përse nuk është lajmëruar rasi që atëherë por është pritur më shumë se një vit për t‘u bërë si rast?“
Hulumtova ca rreth profesorit dhe më thanë që Ai ka kritere dhe se notat nuk i jep ashtu kot!
Tjetër gjë që më bëri ishte qëndrimi i studentës që mundohej të qante dhe e cila e akuzonte profesorin, me „ m‘ke thënë a do masazh“ teksa vetëm pak sekonda më vonë e kap kamera duke u zgërdhirë me studentët e tjerë…
Njëra nga arsyet që më shtyejn që të radhitem karshi profesorit në fjalë ishte Jeta Xharra, e cila,e sulmonte profesorin, më shumë se vet studentët me:
„ Kërko falje!“, „ Pse s‘po kërkon falje!“, „ Marre!“ etj…
Pra, krijohej përshtypja që ngacmime seksuale kishte pas Jeta Xharra dhe jo „ studentet „ që sa pash, në pak minuta, aktronin dobët, shumë dobët!
3.
Pala tjetër që nuk pajtohej me mua arsyetonin që:
„ Në këtë rast, po t‘jetë trillim humbës dalin vetëm studentët. Studentja nuk ka folur para një viti ngaqë ka qenë e vetme dhe i ka munguar guximi. A mendon ti që me të vërtet s‘ka ngacmime?Po t‘jetë një studente okej por 25 studentë e thonë të njëjtën gjë…Ajo tani ka dalur dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur ngaqë nuk ndjehet e vetmuar, ka përkrahjen e shoqerisë, dhe ka vendosur ta denoncojë. Ka shumë ngacmime që mbesin të heshtura; të qenit profesor universitar do t‘thotë Institucion, dhe, shumë vajza kanë frikë të flasin dhe të dalin kundër Institucionit! Femrat shoqëria e jonë i paragjykon, i bë fajtore sepse vetëm mashkulli ka të drejtë.Nuk është në rregull që një komision i etikës të vendos me këtë çështje! Duhet përshendetur guximin e studentëve dhe inkurajuar edhe studentët e tjera.“
4.
Unë mbroja tezën se mos po krijohet një presedan i tillë, që pastaj secila studente të ketë mundësi të shantazhoj secilin profesor, nëse bje nga provimi, me akuzën e ngacmimit seksual? Pastaj dhe studentja nuk m‘u duk që ishte ndonjë „ bukuroshe“ që tërheqë vëmendjen e një profesori apo edhe të ndonjë çapkëni! Çfarë kërkonte Orca e një „ rrugaqi“ si Ron Gjinovci aty, që akuzonte? Po Jeta Xharra pse akuzonte kur gazetari duhet të jetë asnjënës?“
5.
Pala tjetër arsyetonte që:
Shoqëria e jonë është e prirur me e bë fajtor viktimën dhe me arsyetuar agresorin. Janë të t‘merrshme komentet që bëhen kur vritet një grua, të cilën e akuzojn duke arsyetuar bishën mashkull..
Nga shumë diskutimet që bëmë brenda familjes argumentet e mia dilnin të zbehta dhe jo bindëse.
Dilja në secilën variant si humbës në çka dhe isha.
Pse isha?
Ngaqë këta që u jepnin të drejtë studentëve s‘kishin asnjë interes aty; nuk përfaqësonin asnjë organizatë qeveritare, nuk merrnin rrogë për këtë gjë: thjeshtë identifikoheshin si feministe që dënonin shoqerinë tonë me logjikën e arsyes dhe jo me logjikën e marrjes së parave për këtë gjë!
Feride Rushiti paguhet për punën që bë!
Ajo vajza e t7 Zana Avdiu paguhet me para për „ feminizmin e saj“ përndryshe???
Por këta që e ndjejnë thellë në shpirt dhe pa interesa mbrojnë të drejtën natyrore të femrës për të qenë e lirë, më bindën më në fund që të lëvizë nga qëndrimi i imi fillestar, që profesorit i është bë kurth, dhe të pozicionohem në përkrahje të studentëve!
Studentët nuk më kishin bindur!
Arsyetimet e familjarëve se profesori ka qenë në lajthitje më bindën!
6.
Epilogu i mendimeve të mia:
Kurrë s‘kemi pas më shumë se sot, profesor debila, idiot dhe të papregaditur të cilët edhe pa shkollë të mesme janë bë ligjerues, falë blerjes së diplomave nëpër kolegje private!
Sikur që kurrë më parë s‘kemi pasur nxënës dhe studentë IDIOT, rrugaqë dhe të pasjellshëm dhe pa edukatë se që kemi sot!
„ S‘paku Idioti i Dostojevskit fundin e kishte në faqe librash!“
Po idiotët tanë?