Autor : Lirim Gashi
Ali Ahmeti, fëmijët e të cilit janë milionerë të shumëfishtë, i ka duart e zhytura thellë në krim dhe korrupsion si askush tjetër në Maqedoni.
Madje të gjithë ata shqiptarë që i rezistuan atij gjatë uzurpimit apo grabitjes së pronave të tyre, i hëngri errësira.
Çuditërisht asnjë gazetar apo analist kosovar nuk është i shqetësuar për fatin e tyre të zi, por të gjithë së bashku janë të shqetësuar nëse do të vazhdojë fati i bardhë i Ali Ahmetit, Burim Osmanit dhe Artan Grudës.
Sepse vazhdimësia e fatit të tyre të bardhë varet nga vazhdimësia e fatit të bardhë të kësaj treshe të pabesë, kriminale e grabitëse.
Pse?
Sepse për ta paraja e gjakosur e Artan Grudës me të cilën po i mbushin sytë e tyre të verbër me lot krokodili, është një milion herë më e vlefshme se jeta e shqiptarëve.
Çuditërisht po kërcejnë si kangurët nga shqetësimi i rrejshëm se pse Albin Kurti po ndërhyn në zgjedhjet në Maqedoni, me pretekstin se po i përçan shqiptarët.
Në fakt, atyre nuk u intereson fare fati i zi i shqiptarëve, por i kap paniku se mos po u mbaron taxhia në grazhd.
Dhe pastaj gazetarët dhe analistët tanë kokëboshë habiten që askush nuk ju beson edhe kur e thonë të vërtetën, gjë që ndodh më rrallë se sa që bie bora në shkretëtirën e Saharasë.
Dhe më besoni:
Për sa kohë që analistët dhe gazetarët e tillë mbrojnë Ali Ahmetin, Edi Ramën dhe Dritan Abazoviqin, Albin Kurti mund të flejë i qetë në kolltukun e tij edhe për të paktën njëzet vjet.