Imami i Forinës: Jemi krenarë me Kryeministrin Talat Xhaferin, gjithandej ku ka qenë na ka përfaqësuar denjësisht (VIDEO)

SYRI TV

Imami i fshatit Forinë të Gostivarit, fshat nga vjen edhe kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi ka folur për ndjesinë që kanë banorët e këtij fshati pas emrimit të Talat Xhaferit në postin e të parit të Qeverisë.

Në një prononcim për indeks.mk, imami thotë se ndjehen krenarë me bashkëvendasin e tyre sepse siç thotë gjithandej ku ka qenë i emruar i ka përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe dinjitetshme.
Imami shton se ata si banorë gjithnjë e kanë mbështetur Xhaferin.

Sipas imamit, Xhaferi e ka merituar këtë pozitë dhe se ai denjësisht vendasit e tij i ka përfaqësuar edhe në luftën e vitit 2001 në të cilën ka qenë edhe komandant brigade nga ku edhe ka marrë nofkën “Komandant Forina”.

Për më shumë ndiqeni prononcimin e imamit, i cili mbrëmë u bashkëngjit me banorët e Forinës në pritjen madhëshotre që i organizuan të partit kryeministër shqiptar.

https://fb.watch/pVXWx525h9/?mibextid=Nif5oz